Trump i vendosur për migracionin, 2 mijë fëmijë ende të ndarë nga prindërit

  • 25 June 2018 - 13:23
Trump i vendosur për migracionin, 2 mijë fëmijë ende të ndarë nga prindërit

Më shumë se 500 fëmijë migrantësh janë bashkuar me familjet e tyre në SHBA, por 2 mijë të tjerë vazhdojnë të jenë të ndarë nga të afërmit e tyre, ndërkohë që ekzistojnë paqartësi për kalendarin dhe mënyrat e rishikimit pavarësisht polemikës rreth politikës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Pas ndryshimit këtë javë që synon t’i japë fund ndarjes së familjeve presidenti amerikan kërkoi dje akoma më shumë vendosmëri për imigracionin duke sugjeruar që migrantët e paligjshëm të dëbohen pa kaluar në procedura juridike.

“Ne nuk mund të lejojmë këta persona të pushtojnë vendin tonë”, deklaroi ai në Twitter.“Kur ndonjë hyn, ne duhet menjëherë, pa gjykime apo vendime gjyqësore, t’i kthejmë andej nga kanë ardhur”, shtoi Trump.

Administrata e tij publikoi të shtunën shifrat zyrtare që kur presidenti republikan i dha fund, nëpëmjet një dekreti, ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre të arrestuar për ndalim të paligjshëm të kufirit që nga Meksika.Rreth 2 000 minorenë vazhdojnë të jenë të ndarë nga prindërit e tyre”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe avokatët që po punojnë për këtë çështje theksuan se po përballen me një labirint procedurial.


(Kosova Sot)