Plagosje me armë në Vlorë

  • 25 June 2018 - 15:09
Plagosje me armë në Vlorë

Mesditën e sotme një person është vetëplagosur me armë gjahu në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe shtetasi i plagosur është Krenar Veshaj, 55 vjeç.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e 55 vjeçarit në fshatin Gumenicë.

I plagosuri është dërguar në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja janë ende të paqarta.

(Kosova Sot)