Toka është goditur nga një asteroid flakërues

  • 25 June 2018 - 15:57
Toka është goditur nga një asteroid flakërues

Toka është goditur nga një asteroid i cili u zbulua vetëm pasi shpërtheu. Një shkëmb i vogël shpërtheu në një flakë të zjarrtë në qiell që ishte e dukshme nga qytetet rusë, duke përfshirë Lipetsk’un, i cili ndodhet në juglindje të Moskës.

Të dhënat e NASA’s tregojnë se meteori shpërtheu me një forcë prej tre kilotonësh më 21 qershor, duke e bërë atë goditjen më të fuqishme të asteroidit të vitit 2018.

I gjerë 4 metra, objekti nuk ishte mjaft i madh për të bërë ndonjë dëm. Por është një kujtesë e zymtë e asteroideve që paraqesin rrezik në planetin tonë.

Një rrjet mbrojtës i planetit i krijuar për të gjetur asteroidet nuk arriti të dallonte shkëmbin në hapësirën ruse.

Ai u dallua për herë të parë nga sensorë të qeverisë amerikane, të cilat janë projektuar për të ndier shpërthimet bërthamore, shkruan Metro.uk. “Ngjarja u kap në video dhe mori shumë vëmendjen e publikut.

Asteroidi shkaktoi një flakë të zjarrtë të ndritshme që ndriçonte qiellin. Javën e kaluar, Nasa zbuloi një plan të ri për t'u marrë me asteroidet dhe paralajmëroi për një 'cënueshmëri' që e ndalon atë nga zbulimi i objekteve që afrohen në 'anën e ditës' të Tokës derisa të jetë tepër vonë”, shkruante Organizata Ndërkombëtare Meteor. 
Besohet se ky është drejtimi nga i cili një asteroid prej 20 metrash iu afrua Tokës përpara se të shpërthejë mbi qytetin rus të Chelyabinsk në vitin 2013, duke prodhuar një shpërthim prej 440 kilotonësh që ishte rreth 30 herë më i fuqishëm se bomba "Little Boy" 15 kilotonë e cila shkatërroi Hiroshimën.

(Kosova Sot)