Kadrijaj: Rrezikim i stabilitetit financiar

  • 25 June 2018 - 18:02
Kadrijaj: Rrezikim i stabilitetit financiar

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, tha për "Kosova Sot" se egoizmi dhe apetitet e qeverive të deritanishme, e sidomos edhe kjo e tanishmja, çdo ditë e më shumë e rrezikojnë perspektivën ekonomike dhe stabilitetin financiar.

"Kosova përditë e më shumë po i ngjan një shteti me orientim socialist dhe autoritar, ku investimet janë vetëm në letër. Pra, elita politike çdo ditë e më shumë po e dëshmon veten, që nuk e njohin sistemin kapitalist, sepse këta njerëz të pushtetit janë rritur dhe brymosur me idetë majtiste, kështu që këta njerëz të pushtetit nuk mund të kuptojnë parimin që së pari duhet të fitojë tani të shpenzojë, pra këta para se të fitojnë e shpenzojnë, që logjika më e shëndoshë ekonomike nuk e përballon këtë lloj dogme", ka vlerësuar ai

(Kosova Sot)