Grapci: Më me rëndësi se niveli i borxhit është mënyra e shpenzimit të tij

  • 25 June 2018 - 20:36
Grapci: Më me rëndësi se niveli i borxhit është mënyra e shpenzimit të tij

 Eksperti për çështje financiare, Dardan Grapci, thotë për " Kosova Sot" se borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal dhe ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

"Për momentin niveli i borxhit nuk është i lartë, mirëpo duhet pasur kujdes, sepse vit pas viti po vërehet rritje e theksuar e borxhit", ka thënë ai.

"Ky borxh kryesisht po shërben për të mbuluar deficitin buxhetor, që mund të ketë një aspekt negativ, sepse një shtet kur hyn në borxh duhet të jetë mirë, që mjetet e borxhit të destinohen për investime, të cilat gjenerojnë mjete shtetesh", vijoi më tej Grapci

"Më me rëndësi sesa niveli i borxhit është mënyra e shpenzimit të tij. Sa është efektiviteti i shpenzimit të borxhit publik. Pra, nëse borxhi publik i Kosovës po shfrytëzohet për projekte të rëndësishme, të cilat ndikojnë me gjenerimin e vendeve të punës dhe me rritjen ekonomike, atëherë është normale që mos të jetë shqetësim", ka thënë ai.

(Kosvoa Sot)