SHBA është duke punuar akoma për ribashkimin e 2,053 fëmijëve me familje (Foto)

  • 25 June 2018 - 21:13
SHBA është duke punuar akoma për ribashkimin e 2,053 fëmijëve me familje (Foto)

Uashingtoni ka ende 2,053 fëmijë në paraburgim, të cilët u ndanë nga prindërit e tyre nën politikën e imigracionit “zero tolerancë”, të presidentit Donald Trump dhe zyrtarët thonë se ekziston një process ‘i koordinuar mirë’, për ribashkimin e familjeve.

Image

Fëmijët e emigrantëve janë vendosur në një ndërtesë në Casa Presidente, një strehë kjo për  emigrantët e pashoqëruar, që ndodhet në Teksas, përcjellë Kosova Sot.

Image

Gjithsej 522 familje nën kujdesin e zyrtarëve të kufirit të SH.B.A-së tashmë janë ribashkuar me prindërit, sipas të dhënave të fundit  të publikuara vetëm tri ditë pasi Trump përfundoi politikën e tij për ndarjen e familjeve,në kufrin amerikan në Meksikë.

Image

Zbrabsja e vendimit të Trumpit erdhi pasi imazhet e të rinjëve në  ‘kafaze’ ngjallën zemërim nëpër familje dhe jashtë vendit gjithashtu.

(Kosova Sot)

 

Image
Image