Aliu: Nëntoka përmbi ligjin

  • 25 June 2018 - 21:30
Aliu: Nëntoka përmbi ligjin

Po aq të drejtë i jep ambasadorit amerikan edhe analisti Bislim Aliu. Ai thotë se këtë shqetësim Delawie e ngre vetëm nga fakti se ai është përkrahës i madh i politikës realiste kosovare.

"Ai sërish ka paralajmëruar për politizimin, ndikimin dhe për korrupsionin e lartë në sistemin e drejtësisë kosovare. Dhe, për këtë ka theksuar se është tepër i shqetësuar, me ndikimin politik në sistemin e drejtësisë kosovare, duke potencuar se Kosova ka të ardhme evropiane vetëm nëse 'gjykatat janë të pavarura, të pandikuara dhe të pakorruptuara", u shpreh ai. "Ndaj, pikërisht politizimi dhe ndikimi i skajshëm i politikës në sistemin e drejtësisë po e mbajnë peng luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, duke i lënë të lirë të ashtuquajturit 'peshqit e mëdhenj'. Kosova për këtë po kalon periudhën më të vështirë që nga paslufta, pasi të gjithë kameleonët e politikës kosovare janë bërë bashkë, për të shuar shpresat e shoqërisë dhe kërkohet pastrimi i institucioneve nga elementet kriminale", vijoi më tej Aliu për "Kosova Sot".

Sipas tij, përderisa gjyqësori është i ndikuar nga politika e inkriminuar, nëntoka kriminale do të vazhdojë të jetë 'mbi ligjin', prej nivelit lokal e deri tek ai qendror, në kompani publike, agjenci të pavarura, në shërbimet diplomatike, në Kuvend apo në ekzekutiv. 

(Kosova Sot)