Pllana: Depolitizimi i sistemit të drejtësisë, çështje emergjente

  • 25 June 2018 - 21:32
Pllana: Depolitizimi i sistemit të drejtësisë, çështje emergjente

 Qytetari Abdyl Pllana thotë se depolitizimi i sistemit të drejtësisë është çështje emergjente, sepse Kosova ka humbur jashtëzakonisht shumë në perspektivën evropiane nga kapja e këtij sistemi nga politika.

"Këdo që sot do ta pyesësh, çdo gjeneratë që e pyet, ka për të dërguar që vendi në këtë drejtim po çalon më së shumti në shtetin tonë, prandaj po them që kjo është një çështje tepër emergjente që të pavarësohet drejtësia krejtësisht nga politika. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa po zvarriten këto probleme vazhdimisht, pasi që drejtësia nuk po i kryen punët e vetë sikur që është e paraparë me ligj e Kushtetutë. Për këtë fakt po e them që është çështje tepër emergjente që të fillon së funksionuari shteti në mënyrë të drejtë, me ligj, e drejtësia të pavarur dhe e pandikuar nga politika", theksoi Pllana për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)