Benzina saudite RBOB për herë të parë në SHBA

  • 12 July 2018 - 11:12
Benzina saudite RBOB për herë të parë në SHBA

Rafineria Jubail Satorp në Arabinë Saudite ka dërguar për herë të parë një cisternë me benzinë RBOB në SHBA, e cila është një paraardhës i mundshëm i dërgesave të mëtejshme në atë vend ku çmimet janë aktualisht në një rekord trevjeçar sezonal.

Kapaciteti i rafinerisë Satorp, e cila është ndërmarrje e përbashkët e Saudi Aramka dhe kompanisë franceze Total, është 400.000 fuçi në ditë. RBOB është një përzierje e riformuluar e benzinës, njofton rafineria në llogarinë e saj në Twitter.


(Kosova Sot)