Trump ia jep një ultimatum Gjermanisë dhe Evropës

  • 12 July 2018 - 11:13
Trump ia jep një ultimatum Gjermanisë dhe Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka tronditur pjesëmarrësit në një samit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), të mërkurën.

Ai i ka kërkuar aleatëve të Amerikës përtej Atlantikut që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen për 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) të vendeve të tyre.

Kjo shifër, e kërkuar nga Trump, përbën dyfishin e asaj që aleatët tashmë janë zotëruar ta realizojnë deri më 2024 – një zotim që në masë të madhe s’është realizuar dhe për të cilin presidenti amerikan i ka kritikuar aleatët në NATO.

Trump ka kërkuar që vendet e NATO’s jo vetëm të përmbushin obligimet e tyre për shpenzime në mbrojtje prej 2 për qind të GDP’së së tyre, por që ato të rrisin shpenzimet në katër për qind, ka thënë zëdhënësja e tij, Sarah Sanders.

Pak pas njoftimit zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, Trump ka përsëritur kritikat e tij ndaj shpenzimeve për mbrojtje nga vendet e NATO’s, dhe ndaj furnizimit të Gjermanisë me gaz nga Rusia.

“Ç’duhet NATO’ja nëse Gjermania i paguan Rusisë miliarda dollarë për gaz dhe energji?”, ka shkruar i pari i Amerikës në llogarinë e tij në Twitter.

“Pse janë vetëm 5 nga 29 vende që i kanë përmbushur obligimet e tyre? SHBA’ja po paguan për mbrojtjen e Evropës, e më pas humb miliarda në tregti. Duhet të paguajnë 2 për qind të GDP’së MENJËHERË, jo deri më 2025”, ka deklaruar Trump.

(Kosova Sot)