Autoriteti i Konkurrencës, në shërbim të oligarkëve

  • 15 July 2018 - 07:42
Autoriteti i Konkurrencës, në shërbim të oligarkëve
Kelmendi: Autoriteti i Konkurrencës ka dështuar në raport me mafinë oligarkike në Kosovë
 Njohësit e fushës së ekonomisë dhe të së drejtës konsiderojnë se, duke u nisur nga fakti që asnjë nga garniturat e kaluara të Autoritetit të Konkurrencës, sikur kjo e tanishmja, nuk e kanë kryer punën në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, ata nuk kanë mundur as t'i arsyetojnë pagat e tyre për atë "angazhim", prandaj ekzistimi i këtij mekanizmi në këtë formë veprimi konsiderohet i panevojshëm, për çka më tepër derisa nuk është në gjendje as që të provojë të ndalë monopolet. Përndryshe, sikur të bazohej në ligj e Kushtetutë, si autoritet i pavarur, kjo agjenci,sipas analistëve, duhet të jetë agresive në rastet kur shkelen Kushtetuta e ligjet dhe shkelet rëndë konkurrenca e lirë në Kosovë,nga ata të cilët ua "lagin" fytin jo vetëm klanit "Pronto", por tërë skenës politike pozitë e opozitë në Kosovë, përfshirë edhe Shpend Ahmetin dhe klanin e tyre kriminal "Coca Cola Zero".

Gazetari, ka provuar të marrë informacione nga ky autoritet se sa herë brenda një viti ka reaguar kur bëhet fjalë për mbrojtjen e konkurrencën e lirë, të cilën e garanton Kushtetuta e vendit, por ata nuk ka dhënë asnjë informacion, ka zgjedhur të heshtin. Stafi emërohet dhe rekrutohet nga politika Derisa është në këtë gjendje, krejt të panevojshëm e sheh këtë autoritet eksperti i fushës së ekonomisë, Mustafë Kadriaj."Në bazë të asaj që shihet deri më tani, pushteti vetëm ka krijuar dhe ka dërguar në ato agjenci njerëz lojalë me pushtetin që përmes tyre të legjitimojnë zhvatjen e parasë publike. Pra, edhe autoriteti i konkurrencës parimisht është i nevojshëm, por përderisa i gjithë menaxhmenti dhe stafi emërohen dhe rekrutohen nga politika, nuk priten vendime të pavarura, sepse nuk mund të marrin asnjë hap nëse dëmtohen padronët politikë apo njerëzit e lidhur me politikën. Kështu që si të gjitha agjencitë e tjera edhe autoriteti i konkurrencës vazhdon të notojë në këta ujëra të turbullta, duke mos i arsyetuar pagat e veta, ku dihet që çdo ditë cenohet konkurrenca e lirë. Pra, përderisa nuk ka disponim nga koka e shtetit që të merren hapa në parandalimin e monopoleve dhe oligopoleve në vend, autoriteti i konkurrencës do të vazhdojë të sillet si një vëzhgues që edhe me i ngrit çështjet nuk guxon, se lërë më të marrë hapa ekzekutues", theksoi analisti Mustafë Kadriaj për "Kosova Sot".

"Me anë të Agjencisë së Privatizimit kemi në fakt një privatizim të përmasave katastrofike të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme në Kosovë. Tërë toka e vyeshme për bujqësi është shndërruar në parcela dhe në veprimtari jobujqësore. Shih për këtë tokën bujqësore në Zahaq të Pejës, ku mbi 700 hektarë të tokës bujqësore janë shkatërruar nga mafiozi Ramiz Kelmendi. Ose shikoni tokën në rrethin e Prishtinës dhe ndërtimet në ato vende. Kudo kemi shkatërrim të tokës nga 'Devolli', nga 'Lesna', nga HIB, nga familja Kryeziu me pompat e karburantit të shitura tash, e shumë e shumë firma të tjera. Në Prishtinë, në Pejë, në Ferizaj, në Gjilan, në Prizren, në Gjakovë, në Mitrovicë, e ku jo. Nëpër komuna kemi ndërtime pa kritere dhe korrupsion e kriminalitet. Shih këtu vetëm Prishtinën me ndërtimet e firmës 'Kryeziu', me ndërtimet e 'Devollit', të 'Lesnës', të HIB-it e të shumë firmave të tjera mafioze. E tërë Kosova është kriminalizuar në këtë anë. Këtu nuk është vetëm Autoriteti i tillë që ka dështuar. Përkundrazi! Kanë dështuar shumë mekanizma të shtetit", theksoi profesori Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot" 

Edhe profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se gjendja në këtë fushë është tepër alarmante, prandaj kostoja, e cila financon nëpunësit e këtij autoriteti nuk e arsyeton punën e tyre, por është fat i keq që gjendja e tillë është edhe në institucionet e tjera."Nuk është çështja e vetëm këtij organi, përkatësisht e Autoritetit të Konkurrencës, i cili organ ka dështuar në raport me mafinë oligarkike në Kosovë. Dështimet, ndonëse nuk vlerësohen si të tilla, sepse nuk janë dështime, por kriminalitet i organizuar, kanë filluar me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, kanë vazhduar me Inspektoratin e punës dhe Inspektoratin e kontrollit financiar dhe natyrisht me autoritete të tjera, të caktuara për të mbrojtur ligjin. Me anën e Agjencisë së Privatizimit kemi në fakt një privatizim të përmasave katastrofike të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme në Kosovë. Tërë toka e vyeshme për bujqësi është shndërruar në parcela dhe në veprimtari jobujqësore. Shih për këtë tokën bujqësore në Zahaq të Pejës, ku mbi 700 hektarë të tokës bujqësore janë shkatërruar nga mafiozi Ramiz Kelmendi. 
Ose shikoni tokën në rrethin e Prishtinës dhe ndërtimet në ato vende. Kudo kemi shkatërrim të tokës nga 'Devolli', nga 'Lesna', nga HIB, nga familja Kryeziu me pompat e karburantit të shitura tash, e shumë e shumë firma të tjera", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot". Sipas Kelmendit, derisa Autoriteti i Konkurrencës ka shtrirje të veprimit ligjor në gjithë territorin e shtetit, dështimi i tij po lë pasoja të papërmirësueshme."Për fat të keq, kjo veprimtari dëmtuese është bërë edhe me pasurinë komunave. Në Prishtinë, në Pejë, në Ferizaj, në Gjilan, në Prizren, në Gjakovë, në Mitrovicë, e ku jo. Nëpër komuna kemi ndërtime pa kritere dhe korrupsion e kriminalitet. Shih këtu vetëm Prishtinën me ndërtimet e firmës 'Kryeziu', me ndërtimet e 'Devollit', të 'Lesnës', të HIB-it e të shumë firmave të tjera mafioze. E tërë Kosova është kriminalizuar në këtë anë. Këtu nuk është vetëm Autoriteti i tillë që ka dështuar. Përkundrazi! Kanë dështuar shumë mekanizma të shtetit", theksoi Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

Edhe përkundër se gazetari ka kontaktuar me të gjitha kompanitë e apostrofuara nga analistët, asnjëra prej tyre nuk kanë kthyer përgjigje. Rudhani:

Monopolet shkatërrojnë konkurrencën e lirë në Kosovë Profesor Blerim Burjani thotë për "Kosova Sot" se ky institucion, që do të duhej të ishte në funksion të rregullimit të tregut të lirë, pa monopole, gjithnjë ka qenë nën ndikimin e politikës, madje edhe duke mbetur shumë kohë jofunksional për shkak të synimeve që të kapet nga njëri apo krahu tjetër politik."Ky organ një kohë të gjatë ishte bllokuar për shkak të skadimit të mandatit dhe një kohë të gjatë ka mbetur i pakompletuar dhe jofunksional, jooperativ, paralizimi ishte bërë i qëllimshëm dhe i paarsyeshëm, pengimi funksional ishte më shumë politik dhe skandaloz, pengesa e qëllimshme bëhet për shkak se ky organ ka rol të ndjeshëm në treg, deri më tash vetëm një herë opinioni ishte përfshirë në skandalin për arkat fiskale dhe asnjëherë deri më tash nuk ka raportuar në Kuvend edhe pse ka obligim ligjor", është shprehur Burjani.

"Ata po i luftojnë bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat garantojnë punësim, mirëqenie dinjitoze sociale dhe zhvillim ekonomik të Kosovës. Janë duke luftuar prodhimet vendore, sepse janë duke u shërbyer monopoleve, të cilat janë kah e dëmtojnë jashtëzakonisht shumë zhvillimin e Kosovës. Devollët ia lagin fytin skenës politike, shikoni se ku përfundoi nisja nga jahti e Shpend Ahmetit që i takon klanit "Coca Cola Zero", i cili e ka tradhtuar besimin e qytetarëve të komunës së Prishtinës. Kështu funksionon politika e Kosovës, së pari interesat personale, ambiciet personale, e pastaj nëse mbetet diçka për popullin e Kosovës", thotë analisti Florim Rudhani për gazetën "Kosova Sot" 

Njohësi tjetër i fushës së ekonomisë, Florim Rudhani, theksoi për "Kosova Sot" se nga as një njeri normal me logjikë të arsyeshme nuk mund të arsyetohen pagat e zyrtarëve të Autoritetit të Konkurrencës së lirë, sepse nuk e ka kryer detyrën të cilën e ka, ndaljen e monopoleve, e cila është ka e shkatërron konkurrencën e lirë në Kosovë."Realisht kam pritur më shumë nga qeverisja 'Haradinaj', por po del një qeverisje shumë e rrezikshme për Kosovën. Nuk mund ta cilësojmë vetëm qeverisje e vazhdimësisë së qeverisjeve të kaluara, por kjo po del qeverisja me performancën më të keqe nga të gjitha qeverisjet e pasluftës. Ngriti pagat për vete, i fali 53 milionë euro "Bechtel & Enkas", çdo javë dëgjon skandale që janë kryesisht financiare", është shprehur ai, duke shtuar se vetëm ministri i Shëndetësisë është duke punuar, të tjerët jo."Gjithçka është e ndërtuar nga monopolet, të cilat kanë prapa figura të ndryshme politike që janë të fuqishëm, pagat rriten në bazë të bilancit që kanë zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës së lirë, por këta janë duke e luftuar tregun e lirë. Ata po i luftojnë bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat garantojnë punësim, mirëqenie dinjitoze sociale dhe zhvillim ekonomik të Kosovës, janë duke luftuar prodhimet vendore, sepse janë duke u shërbyer monopoleve, të cilat janë kah e dëmtojnë jashtëzakonisht shumë zhvillimin e Kosovës. Devollët ia 'lagin fytin' skenës politike, shikoni se ku përfundoi nisja nga jahti me "Coca Cola Zero" e Shpend Ahmetit deri në largim të mandatit që mori si kryetar i Prishtinës dhe tradhtuan besimin e qytetarëve. Kështu funksionon politika e Kosovës, së pari interesat personale, ambiciet personale e pastaj nëse mbetet diçka për popullin e Kosovës", theksoi Rudhani për "Kosova Sot".
 
"Ky Autoritet i Konkurrencës fare nuk ka nevojë të ekzistojë derisa nuk ka mundësi të ndalë monopolet. Tani si autoritet i pavarur kjo agjenci duhet të jetë agresive në rastet kur shkelen Kushtetuta dhe ligjet dhe shkelet rëndë konkurrenca e lirë në Kosovë, gjë që po ndodh tanimë 10 vjet me radhë nga të gjithë mafio-oligarkët 'Devolli' e të tjerët,të cilët ua "ua lagin" fytin jo vetëm klanit 'Pronto', por tërë skenës politike, pushtet e opozitë, në Kosovë. Tanimë duket i përfshirë edhe Shpend Ahmeti dhe klani i tyre 'Coca Cola Zero'. Askush nuk jep informata nga ky autoritet se sa herë brenda një viti ka garantuar kur bëhet fjalë për konkurrencën e lirë, të cilën e garanton Kushtetuta e vendit", theksoi analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot"

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, është shprehur për "Kosova Sot" se zyrtarët e Autoritetit te Konkurrencës duhet të ekzistojnë sipas ligjit, duhet t'i binden ligjit dhe Kushtetutës e jo mafio-oligarkëve. "Autoriteti i Konkurrencës brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018 asnjëherë nuk ka reaguar sa i përket monopolit ilegal që po bëhet nga vëllezërit Devolli dhe shumë biznese të tjera. Kushtetuta shkelet aty ku nuk ka zot shtëpie, sepse po të ishte ligji i fortë, sipas asaj, është dashur ata që e shkelin Kushtetutën të arrestohen e jo të lihen të lirë për të bërë krime edhe më të mëdha", është shprehur ai 

Aliu: Zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës nuk po i arsyetojnë pagat Po aq të panevojshëm për mënyrën se si po funksion Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e sheh edhe njohësi i kësaj fushe, Bislim Aliu."Tanimë fare mirë dihet se zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës nuk po i arsyetojnë pagat dhe për këtë sikur nuk ka nevojë të ekzistojë ky autoritet, pasi që nuk është në gjendje të ndalë monopolet. Pa dyshim, si autoritet i pavarur, kjo agjenci duhet të jetë gjithsesi agresive, në rastet kur shkelet Kushtetuta dhe ligjet, por edhe shkelet rëndë konkurrenca e lirë në Kosovë, gjë që po ndodh tanimë 10 vjet me radhë nga mafio-oligarkët 'Devolli' dhe të tjerët, të cilët ua 'lagin" fytin' jo vetëm klanit 'Pronto', por tërë skenës politike, pushtet dhe opozitë, në Kosovë, tanimë duke e përfshirë edhe Shpend Ahmetin dhe klanin e tyre 'Coca Cola Zero'. Aq më keq, kur askush nga ky Autoritet nuk jep informata se sa herë brenda një viti ka reaguar, kur bëhet fjalë për konkurrencën e lirë, të cilën e garanton Kushtetuta e vendit", theksoi Aliu për "Kosova Sot".