FRANCA fituese e Kupës së Botës në 'RUSIA 2018'

  • 15 July 2018 - 18:57
FRANCA fituese e Kupës së Botës  në  'RUSIA 2018'

Pas njëzet vitesh, Franca arrin të kurorëzohet me titullin e Kampionit të Botës në Futboll, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht në këto çaste përfundoj finalja në mes të Francës dhe Kroacisë, e cila u mbyll me rezultat 4 me 2.


Kjo padyshim do mbetet njëra ndër finalet më dramatike të Kampionateve të deritanishme.

Derisa për Francën ky është titulli i dytë në historinë e Botërorit, për Kroacinë kjo është hera e parë që gjendet në finale, që nënkupëton sukses të jashtëzakonshëm për këtë Kombëtare.

Image

 

 

Image

Dominimi i Kroacisë në këtë pjesë lojë u shpërblye nga një veprim fantastik vetjak i anësorit të Interit, Ivan Perisic, i cili shënoi me gjysmë-vollei për 1-1 pas rreth gjysmë ore lojë.

Pesë minuta para fundit, Franca fitoi penallti kontroverse, e cila u akordua vetëm pasi gjyqtar i ndeshjes e konsultoi VAR-in (video asistentin e referit), të cilën në gol e konvertoi Antoine Griezmann.

Me kaq u mbyll një pjesë e parë, në të cilën Kroacia mbase meritoi më shumë.

Megjithatë, Franca u fut në pjesën e dytë me një fytyrë tjetër dhe u tregua vrastare në çdo rast duke mos i lëshuar mundësitë.

Paul Pogba shënoi nga distanca duke e lënë të shtangur portierin kroat kur akrepat treguan një orë lojë. Për t’ia këputur këmbët kroatëve, Kylian Mbappe shënoi super gol nga largësia vetëm pesë minuta më pas.

Një fije shprese Kroacisë ia dha Hugo Loris me një gabim trashanik, kur tentoi ta kalonte sulmuesin Mandzukic, i cili ia vodhi topin dhe shënoi në portën e zbrazet tamam kur kishin mbetur vetëm edhe 20 minuta lojë.

Kroacia u mundua deri në fund, por Franca u tregua tejet e qëndrueshme duke mos pranuar më gola.

 

 

(Kosova Sot)