Senatori amerikan tutet se Putini "do ta përdorë Trumpin e papërgatitur"

  • 15 July 2018 - 23:23
Senatori amerikan tutet se Putini

Senatori demokrat Mark Warner thotë se ka frikë se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë homologun e tij amerikan Donald Trump gjatë Samitit të Helsinkit.

Ai tha për NBC se ishte i shqetësuar në lidhje me takimin katër syresh midis dy udhëheqësve, të planifikuar për nesër në kryeqytetin finlandez.

“Ne e dimë se Trump nuk përgatitet shumë për takime të tilla. Ai thjesht është improvizues”, tha Warner, duke përkujtuar se Putini ishte agjent i KGB-së dhe ai mund ta përdorë Trump gjatë samitit.

Warner thotë se do të ndihej shumë më mirë sikur “amerikanët e tjerë do të ishin në dhomë për të bërë të qartë se pika e parë dhe kryesore e kësaj agjende duhet të jetë për të shmangur ndërhyrjen e mëtejshme ruse në zgjedhjet tona”.

 

 

(Kosova Sot)