Trump luan golf përpara takimit me Putinin

  • 15 July 2018 - 23:52
Trump luan golf përpara takimit me Putinin

Sot presidenti i SHBA, Donald Trump kaloi ca kohë duke luajtur golf në vendpushimin Turnberry në Skocinë perëndimore, para se të niset për në Finlandë për samitin me presidentin rus Vladimir Putin.

President Donald Trump tha se nuk ka pritshmëri të madhe nga takimi që do të ketë të hënën në Helsinki me Presidentin rus Vladimir Putin.

Këto komente ai i bëri në një intervistë që dha për televizionin CBS News.

 

Presidenti amerikan nuk tha se cilat janë synimet e takimit të parë me Putin, por premtoi se “nuk ka për të ndodhur asnjë e keqe” nga takimi.

Të dy udhëheqësit kanë patur rastin të bisedojnë më parë gjatë takimeve ndërkombëtare. “Mendoj se është mirë të takohemi. Unë besoj në takimet. Takimet me Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut janë një zhvillim i mirë. Asnjë e keqe nuk vjen prej tyre, përkundrazi”- tha Trump.


(Kosova Sot)