Burjani: Vetëm me presion ndërkombëtar bëhet Vetting-u

  • 16 July 2018 - 16:00
Burjani: Vetëm me presion ndërkombëtar bëhet Vetting-u
Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, thotë për "Kosova Sot" se është më së e qartë se askush në Kosovë deri më tash nga njerëz keqbërës nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë."Të gjithë fshihen pas politikës, gjoja se merren me politikë e realiteti është tjetër, është zhvatja e buxhetit, plaçkitja e pasurive publike e gjithçka tjetër. Nepotizmi, klanizimi, klani 'Pronto' dhe kjo qeverisje problematike nuk ka gjasa të lejojë reformë në drejtësi", ka thënë Burjani, duke shtuar se gjasat për rend e ligj nuk ekzistojnë fare. 

(Kosova Sot)