Rritet Borxhi publik i Kosovës, arrin në 600 euro për kokë banori

  • 16 July 2018 - 16:06
Rritet Borxhi publik i Kosovës, arrin në 600 euro për kokë banori
Borxhi publik i Kosovës çdo vit po shënon rritje, edhe pse jo në masë të madhe. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të majit të këtij viti ky borxh ka arritur në 1 miliard e 54 milionë euro. Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Shprehur në përqindje, borxhi paraqet 16.54 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Deri sa në fund të vitit 2017, borxhi publik ishte 996.42 milionë euro dhe përbënte 14.58 për qind të PPB-së. Sipas të dhënave të fundit, PPB-ja e Kosovës është 6.06 miliardë euro, apo mbi 3,400 euro për kokë banori. Por, llogaritur pjesëmarrjen e secilit qytetar në borxhin publik, del se çdo banor në Kosovë detyrohet me rreth 600 euro. Zëvendëskryetarja e Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadërgjonaj, vlerëson se borxhi publik është i ulët në raport me PPB.

(Kosova Sot)