Lufta tregtare me SHBA-në ul parashikimin e rritjes ekonomike të Evropës

  • 16 July 2018 - 16:07
Lufta tregtare me SHBA-në ul parashikimin e rritjes ekonomike të Evropës
Komisioni Evropian uli parashikimin e tij të rritjes ekonomike për Eurozonën në vitin 2018 për shkak të tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në parashikimet e verës, ekzekutivi evropian shpresonte për një rritje deri në 2.1 për qind këtë vit dhe jo më tepër se 2.3 për qind sipas vlerësimit të njoftuar më tre maj. Megjithatë për vitin 2019, Këshilli i Evropës ruajti parashikimin e tij me 2 për qind, një vlerë e njëjtë me atë të paraqitur majin e kaluar. "Ne parashikojmë një rritje të vazhdueshme në vitet 2018 dhe 2019, edhe pse një përshkallëzimi i ri i masave proteksioniste përbën një rrezik të qartë për rënie ekonomike", komentoi eurokomisari për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici. Ai paralajmëroi se luftërat tregtare nuk sjellin fitues, vetëm dëme. Më 1 qershor, presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa doganore ndaj çelikut dhe aluminit evropian duke e detyruar Brukselin të përcaktonte tarifa doganore shtesë ndaj një seri produktesh tipike amerikane në formë kundërpërgjigjeje.

(Kosova Sot)