'Jeni racë derri, pak ua ka bërë Serbia' – sjellja e tmerrshme ndaj një kosovari në Shqipëri (Foto)

  • 16 July 2018 - 16:28
'Jeni racë derri, pak ua ka bërë Serbia' – sjellja e tmerrshme ndaj një kosovari në Shqipëri (Foto)

Një rast aspak i këndshëm i ka ndodhur një shtetasi të Kosovës përderisa kishte vendosur t’i kalonte pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë.

Fillimisht, personi në fjalë kishte vendosur që të rezervonte një dhomë në një nga hotelet e Shqipërisë, mirëpo me të pyetur për dhoma të lira, atij i ishte kërkuar paradhënie nga hoteli ku ai po kërkonte të kalonte pushimet, shkruan lajmi.net.

Në pamundësi për një gjë të tillë, pushuesi nga Kosova kishte refuzuar këtë kërkesë dhe kishte filluar të kërkonte për alternativa të tjera të hoteleve.

Disa ditë pasi që ky person kishte gjetur akomodim në një tjetër hotel ku nuk ishte i detyruar të paguante paradhënie, atij i shkruajnë përsëri nga hoteli ku ai fillimisht kishte kërkuar për dhoma të lira.

“Zotëri do vini? Keni bërë rezervim tek ne? Nëse jo na thoni?”, ishte pyetur ky pushues nga hoteli në fjalë.

E menjëherë pasi kosovari ishte përgjigjur se ka gjetur akomodim në një hotel tjetër, kishin filluar të sharat dhe ofendimet nga personat të cilët nuk dihet a janë pronarë apo nga personeli i këtij hoteli.

“Ju kosovaret jeni rrace derri, pak ua ka bërë Serbi”, ishin disa nga të sharat dhe ofendimet që ky pushues kishte marrë nga personeli i këtij hoteli.

Këtë shqetësim ky turist nga Kosova e ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetin social, Facebook.

E ky nuk është rasti i vetëm kur pushues nga Kosova kanë problem të tilla me akomodimet nëpër hotelet dhe vendet e tjera në Shqipëri.

Edhe gjatë sezoneve të tjera verore pushues nga Kosova dhe nga vendet tjera janë ankuar se ka shumë parregullsi në ofertat që fillimisht ofrojnë këto hotele në Shqipëri, të cilat as për afër nuk i ofrojnë kushtet për të cilat pushuesit paguajnë.

Ankesa ka pasur vazhdimisht edhe për fryerjen e faturave nga bizneset në Shqipëri për pushuesit kosovarë gjatë sezonës së verës.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot)