Nusja i nxjerr vjehrrit gishtin e mesit, por pastaj e pëson keq

  • 17 July 2018 - 08:00
Nusja i nxjerr vjehrrit gishtin e mesit, por pastaj e pëson keq

Duket se gjesti i pamenduar mirë i një nuseje të re nervozoi pa masë vjehrrin e saj, i cili e nokautoi në momentin kur ajo ia tregoi gishtin e mesëm gjatë ceremonisë martesore.

Kamerat e kanë filmuar një nuse e cila i ka ngritur gishtin e mesit vjehrrit të saj, gjë që ka bërë të ketë një zënkë të madhe familjare gjatë ceremonisë së martesës.

Siç shkruajnë mediat e huaja,  nusja është identifikuar si Lena –  e cila u pa  veshur me fustan të bardhë e të gjatë përderisa i drejtohet kamerës dhe e ngre lart gishtin e mesit.

Në fillim ngritja e gishtit të mesit duket sikur është një shaka nga ana e nuses nga Rusia, pasi ajo e shoqëron atë me një buzëqeshje të zymtë teksa njërin sy e ka të mbyllur.

Image

 


Por vjehrri i saj u duk se nuk i krijoi fort përshtypje të mirë gjithë ky gjest që ka bërë  ajo duke bërë kështu që ai për pak sekonda të reagonte ndaj saj.

Një burrë dëgjohet duke thënë: Çka dreqin është kjo? Duhet t’ia vendosi gishtin e mesëm në pjatë e t’ia prej me thikë.
Përderisa më pas vjehrri bërtet: “Ti moj lopë.
“Dil nga këtu, ik.”

Një grua duke u munduar ta ndalë nusen e saj të flasë dëgjohet duke i thënë: “Lena të lutem qetësohu.”
E në anën tjetër një burrë dëgjohet të bërtas me sa mundet duke thënë: “Vazhdo, vazhdo, vrite.”

Vjehrri e godet nusen. (Foto: CEN)Por siç duket vjehrri e humbet komplet busullën e tij, dhe nisë të bërtas: “Ti moj k***ë e keqe! “Kam shpenzuar një mal me para, dhe çka bëre ti?”

Ai nuk pushon së godituri renë e tij e cila për pak bije në dysheme. Një zë tjetër i gruas dëgjohet duke folur: “Lena të kanë lënë mendja apo çfarë?”

Në pamje Lena shihet duke qarë përderisa vjehrri i saj vazhdon ta godas.
Shikuesit mund të jenë ende duke menduar se si ka ardhur deri tek kjo zënkë, por me sa duket shkaktari kyç mund të kenë qenë numri i madh i vodkave që shihen në tavolinë.
Por një vendas i cili ka publikuar videon kishte shkruar: “Kjo është vetëm një dasmë normale ruse.”


(Kosova Sot)