Dikur donte të bëhej President i Kosovës, tash po noton në Detin e Vdekur

  • 17 July 2018 - 13:12
Dikur donte të bëhej President i Kosovës, tash po noton në Detin e Vdekur

Ishte kandidat i pavarur për pozitën e Presidentit të Kosovës, por Seremb Gjergji tash po noton në Detin e Vdekur.

Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.

Por, tani Gjergji po e shijon ujin e Detit të Vdekur.

“Ein Bokek ne zonen Zohar te detit te vdekur eshte pjesa me e mira per te gjithe vizitoret. Plazhet e tjera jane atraktiblve, por ky eshte me i veçanti”, ka shkruar Gjergji, derisa ka publikuar një video ku shihet duke qëndruar mbi ujë dhe duke lexuar gazetë.

“Temperatura arrine deri ne 45 grade, dhe Deti i Vdekur eshte banja me e madhe ne bote me 605km2. Duhet ta vizitoni nje here ne jete. 35% kripë e benente mundshme te lundrosh pa asnje problem me gazete ne dore #einboqeq”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot)