Dënohet banda shqiptare e tregtisë së drogës në Itali, ja çifti që e drejtonte

  • 17 July 2018 - 13:59
Dënohet banda shqiptare e tregtisë së drogës në Itali, ja çifti që e drejtonte

Gjykata e Firenzes ka dhene dënimin me 73 vjet burg në total për 8 të arrestuarit në mars të vitit 2017 në kuadër të operacionit “Pavarësia”. 8 anëtarët e bandës, të gjithë shqiptarë, kishin formuar një grup kriminal të trafikut dhe shitjes se droges që vepronte mes Livornos, Pisas, Massa Carrara, Pratos e Parmës.

carabinieri-polizia-680x450

 
Dënimet e dhëna për çdo anëtar të bandës shkojnë nga 6 vjet e 8 muaj deri në 16 vjet burg. Banda drejtohej nga Shkëlzen Kasa dhe gruaja e tij.

1. K.S. (1984) – 16 vjet burg;
2. L. I. (1984) – 9 vjet e 4 muaj burg;
3. S. R., (1989) – 9 vjet e 8 muaj burg;
4. S. E. (1996) – 8 vjet e 8 muaj burg;
5. H. K. (1991) – 8 vjet burg;
6. P. E. (1990) – 8 vjet burg;
7. K. Ra. (1973) – 7 vjet e 4 muaj burg;
8. M. E. (1997) – 6 vjet e 8 muaj burg.

(Kosova Sot)