Haradinaj thumbon Lutfi Hazirin, e quan shakaxhi

  • 19 July 2018 - 22:34
Haradinaj thumbon Lutfi Hazirin, e quan shakaxhi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për shkëmbimin e territoreve, dhe idenë që ka dhënë Lutfi Haziri për pozicionin e Luginës së Preshevës.

Ai , Lutfi Hazirin e ka quajtur shakaxhi që lufton për interesa elektorale.

“Luta është një shakaxhi për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mbanë gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se për këto tema duhet të kursemi nga deklaratat.

“Nuk bëhet shaka me këto tema”, është shprehur Haradinaj.

“E ka vetëm interes elektoral dhe asgjë më shumë”, ka theksuar ai.

 

 

(Kosova Sot)