Thaçi nuk i ndalë akuzat ndaj LDK'së për ushtrinë: Kisha marrëveshje me amerikanët, ata penguan nga frika

  • 19 July 2018 - 23:12
Thaçi nuk i ndalë akuzat ndaj LDK'së për ushtrinë: Kisha marrëveshje me amerikanët, ata penguan nga frika

Presidenti i Kosovës e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për pengimin e procesit të formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai, duke aluduar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se ata këtë proces e kanë penguar nga frika për humbje në elektorat.

" Tani ka një klimë të pafavorshme ndërkombëtare për ushtrinë. Unë kam pasur marrëveshje me amerikanët dhe NATO'n atë kohë" ka thënë Thaçi.

Sipas Hashim Thaçit, ushtria ka pasur mundësi të bëhet para katër vjetësh. 

“Kemi gjendje më të disfavorshme për themelim të ushtrisë tani, se sa para katër vjetësh. Para katër vjetësh kemi pasur aprovim unanim ndërkombëtar, sot e kemi një hezitim unanim ndërkombëtar”, ka deklaruar Thaçi.

 

 

(Kosova Sot)