Në Pejë arrestohen disa të dyshuar për vjedhje

  • 19 July 2018 - 23:35
Në Pejë arrestohen disa të dyshuar për vjedhje

Disa persona janë arrestuar në Pejë si të dyshuar për vjedhje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Është e vërtetë që ka ndodhur një rast dhe janë arrestuar disa persona për vjedhje, mirëpo për shkak se rasti është në hetime nuk mund të japim më shumë informata”, ka thënë Rugova për kallxo.com.

Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30.

Rugova tregoi se në lidhje me këtë rast janë duke u hetuar edhe disa persona të tjerë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportimet se gjatë ndjekjes, të dyshuarit kanë goditur veturën e Policisë.

“Rasti është në progres dhe informacione më gjerësisht merrni nesër në komunikatën e Policisë”, tha Driton Rugova.


 

(Kosova Sot)