Plan si në filma për të ekzekutuar kryeministren britanike

  • 20 July 2018 - 10:23
Plan si në filma për të ekzekutuar kryeministren britanike

Autoritetet britanike kanë parandaluar një atentat të planifikuar ndaj kryeministres britanike Theresa May.

Siç raportojnë mediat, 20-vjeçari Naa’imur Rahman u arrestua nga policia para se të vinte në zbatim planin e tij që mund të kishte shkaktuar shumë viktima të tjerë veç shefes së qeverisë.

Mbështetësi i ISIS-it kishte planifikuar që të shpërthente një bombë në “Downing Street”, pranë zyrës së kryeministres ku do të shkaktoheshin shumë viktima.

Më pas, përcjell noa.al, në momente kaosi, ai kishte planifikuar që të futej brenda godinës dhe të vriste kryeministren me armë ose thikë.

“Po flasim për një person që mund të kishte shkaktuar shumë viktima”, tha Dean Haydon, shefi i Antiterrorit në Policinë Britanike.

Komplotisti ishte nën përgjim nga forcat ligjzbatuese. Ai mendoi se fliste me bashkëpunëtorë të ISIS-it kur tregonte planin.

Por, gjithçka u dha për policinë e cila prangosi 20-vjeçarin. Sipas hetuesve, ai u indoktrinua nga xhaxhai i tij që kishte udhëtuar në Siri.

(Kosova Sot)