Ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani

  • 20 July 2018 - 10:28
Ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, ka dorëzuar kredencialet te presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori Cufaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat si dhe koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, këshilltari Lulëzim Pllana dhe zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e mediave, si dhe nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të Presidentit të Gjermanisë Steinmeier.

Pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me Presidentin e Gjermanisë dhe pasi i ka përcjellë përshëndetjet e presidentit, kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës, ka falënderuar presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej më se 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj.

(Kosova Sot)