Qytetarët nuk besojnë se sivjet do të udhëtojmë pa viza në Evropë

  • 20 July 2018 - 10:54
Qytetarët nuk besojnë se sivjet do të udhëtojmë pa viza në Evropë

Shumica e të anketuarve, nuk e besojnë se gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të munden që udhëtojmë pa viza nëpër Evropë

Rron Muriqi thekson nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet sepse në Kosovë ka nivel të lartë të korrupsionit dhe  institucionet tona kanë shumë punë për të përmbushur detyrat e BE-së

Lutfi Tahiraj shprehet se nuk do të ndodhë liberalizimi ngase në Kosovë ka shumë korrupsion dhe ka zënë rrënjë të thella andaj. “Thënë troç nuk e besoj se këtë vit do të ketë liberalizimim të vizave”.

Albert Maloku mendon se nga informatat që ka, ka shpresën se liberalizmi i vizave për qytetarët do të ndodhë në fund të vitit. “Brukseli do ta bëjë këtë jo qeveritarët por për hatër të popullatës së izoluar”.

Muhamet Hasani thotë se është pesimist se sivjet do të ketë liberalizim të vizave nga se institucionet tona kanë bërë shumë pak në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

(Kosova Sot)