Mr. Bean ka vdekur? Kjo është e vërteta!

  • 20 July 2018 - 10:57
Mr. Bean ka vdekur? Kjo është e vërteta!

Lajmet se aktori i famshëm Rowan Atkinson, i njohur ndryshe si “Mr. Bean” ka ndërruar jetë është i rremë, madje mund të shkarkojë në kompjuterin tuaj virus.

Aktori është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, por një virus po qarkullon online dhe mund t’jua prishë kompjuterin.

Në mediat sociale është shpërndarë lajmi se aktori “Mr. Bean” ka vdekur gjatë një aksidenti me makinë. Postimi i rremë i cili duket se është nga “Fox News”, përmban një fotografi të Rowan dhe në të shkruhet: “R.I.P. 1955-2017”.

Gjithashtu, përfshin edhe një video ku ka një buton “play”, që mund të tregojë pamjet e vdekjes së aktorit komik. Por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Nëse e shikoni këtë postim në mediat dhe rrjetet sociale mos e klikoni. Atkinson nuk ka vdekur, “Fox News” nuk e ka shkruar këtë lajm dhe video nuk ekziston.

Sipas sajtit “Hoax Slayer”, duke klikuar në link do iu drejtojë në faqet e rreme të gabimeve të sigurisë që pretendojnë se kompjuteri juaj është mbyllur dhe ju kërkon të telefononi një numër mbështetjeje.

Mos e merrni atë! Duke i telefonuar atij numri më pas do të përpiqen t’ju mashtrojnë në dorëzimin e detajeve të kartës suaj të kredisë për të mbuluar koston e një riparimi.

(Kosova Sot)