Preteni:Për manipulimet e mëdha në sistemin e drejtësisë, flet raporti i fundit i UNDP-së

  • 20 July 2018 - 18:19
Preteni:Për manipulimet e mëdha në sistemin e drejtësisë, flet  raporti i fundit i UNDP-së

Ish kreu i AKK-së, Hasan Preteni, thotë për "Kosova Sot" se për manipulimet e mëdha në sistemin e drejtësisë, në të gjitha hallkat, flet mjaftueshëm edhe raporti i fundit i UNDP-së. "Po, tanimë është e ditur që edhe Raporti i fundit i UNDP-se është njeri prej indikatorëve më të rëndësishëm sa i përket besueshmërisë së qytetarëve tek " Gjyqësori", besueshmëri e vogël dhe në rënie e sipër, tendencat që konfliktet dhe veprat penale të sanksionohen me Kanun ose vetëgjyqësi është në rritje. Po në cilin drejtim po shkon shoqëria, drejt Evropës apo drejt mesjetës! Qytetari u drejtohet gjykatave vetëm për t'u pajisur me vërtetime që nuk janë nën hetime. Për të ndarë drejtësi, ai drejtohet tek të besueshmit e lagjes, fshatit apo regjionit. Ata " po janë më efikas" dhe ata po veprojnë shpejt, po vendosin vetëm në shkallë të parë, nuk ka ankesa dhe nuk po kthehen rastet në rigjykim. T'ju drejtohesh gjykatave, të presësh mesatarisht 8-10 vjet dhe të shpenzosh për avokat dhe taksa të tjera, jo nuk ia vlen", theksoi Preteni për "Kosova Sot". 

 

 

(Kosova Sot)