Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e të riut nga Suhareka

  • 21 July 2018 - 09:40
Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e të riut nga Suhareka

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka konfirmuar se mbrëmë në një aksident trafiku ka vdekur një i ri, kurse një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Konsulli i Kosovës në Slloveni, Petrit Hajdari për Koha.net ka thënë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, përderisa policia sllovene i ka lajmëruar ata mëngjesin e sotëm.

“Policia sllovene në mëngjes sot na ka lajmëruar për këtë rast. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë ku dy të rinj shqiptarë janë aksidentuar, e fatkeqësisht njëri prej tyre ka vdekur, kurse tjetri është duke marrë trajtim mjekësor. Si Ambasadë na vjen shumë keq për këtë rast. Ne kemi njoftuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Departamentin për çështje konsullore. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion kurse tjetri është në trajtim mjekësor”, ka thënë Petrit Hajdari, konsull i Kosovës në Slloveni.

I riu që ka vdekur në aksident është nga fshati Grejkoc i Suharekës me inicialet M.Z.

(Kosova Sot)