Mjekët nuk kurojnë foshnjën me tumor, sepse prindërit s’kanë para

  • 21 July 2018 - 09:42
Mjekët nuk kurojnë foshnjën me tumor, sepse prindërit s’kanë para

Një denoncim i rëndë është bërë ditën e djeshme në lidhje me një fëmijë të mitur, i cili është prekur nga tumori dhe ndodhet në ambientet e Spitalit Pediatrik në QSUT prej disa ditësh.


Sipas denoncuesit, problemin e së cilit e ka bërë publik Koço Kokëdhima, mjekët nuk i kanë ofruar ilaçet dhe prej dy ditësh nuk i ndërrojnë fashën një foshnjeje, vetëm pse prindërit nuk kanë mundësi financiare.

Fëmija vetëm 16 muajsh, ka 5 ditë aty dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mëse 10 muaj më parë, pasi u dignoskua me tumor, fëmija iu nënshtrua një operacioni për heqjen e syrit të majtë, kurim i ofruar falas nga një prej spitaleve private në vend.

Tani metastazat janë shpërndarë në të gjithë fytyrën e fëmijës duke i rrezikuar jetën, ndaj mjekët kanë sugjeruar nisjen e një kimioterapie urgjente për të ndalur përparimin e sëmundjes.




(Kosova Sot)