Mjekët bëjnë apel: Kujdes me fëmijët dhe lodrat që i blini!

  • 21 July 2018 - 20:19
Mjekët bëjnë apel: Kujdes me fëmijët dhe lodrat që i blini!

Në kohën e pushimeve kur të gjithë janë duke shijuar ditët e verës, një kujdes i veçantë duhet treguar për fëmijët.

Fenomeni shqetësues të cilët mjekët kërkojnë ta vënë në vëmendje është ai i mbikqyrjes së fëmijëve në kohën e lirë, pasi ata mund të fusin lodra, por edhe ushqime të papërtypshme në trupin e tyre.

Mjeku ORL Klevis Thomai bën apel prindërve për më shumë kujdes. Ai tregon se vetëm vitin e kaluar në spital janë paraqitur deri 30 raste me fëmijë të cilët kanë futur trupa të huaj si mishi apo lodra edhe në mushkritë e tyre.

Prindërit iu blejnë lodra të vogla dhe i lënë të pambikqyrur dhe ata i fusin këto objekte në organizëm. Fusin gura në hundë dhe veshë. Këto shtohen jashtëzakonisht gjatë verës sepse fëmijët nuk rrinë më në institucionet e edukimit dhe prindërit nuk i mbikqyrin siç duhet.

Kjo situatë është shumë e rrezikshme për fëmijët, madje duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Është rrezik i menjëhershëm për jetën. Nëse trupi juaj bllokon laringun atëherë fëmija edhe i rrituri kanë vetëm disa minuta kohë.

Por, çfarë duhet bërë në të tilla raste? Mjeku Thomai jep këto këshilla për prindërit.

Mbani sytë tek fëmijët. Mos i blini lodra që nuk janë për moshën e tyre. Sepse edhe me një lëpirëse, fëmija mund të mbytet. Ndihma e parë duhet të jepet nga prindërit.


 

(Kosova Sot)