Arifi: Me Serbinë nuk diskutohet tash për të pagjeturit

  • 21 July 2018 - 20:25
Arifi: Me Serbinë nuk diskutohet tash për të pagjeturit

Shefi i ekipit negociatave teknike me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se në dialogun me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel, tash për tash, nuk do të diskutohet për tema të reja.

Ai ka thënë se pa filluar zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tash nuk do të diskutohet për temën e kompensimin e dëmeve të luftës si dhe për çështjen e të pagjeturve.

“Ne konsiderojmë se duhet të implementohen marrëveshjet ekzistuese, ne nuk po synojmë hapjen e temave të reja. Ky proces që unë e kam gjetur duhet të përfundojë, duhet t’i përfundojmë këto marrëveshje dhe pastaj faktorët politikë të Kosovës, partitë parlamentare, Qeveria, duhet të mendojnë, të qartësojnë çfarë procesi të ri  duhet të fillojnë për implementimin e marrëveshjeve që duhet të pasojnë”, ka thënë Arifi.

 

 

(Kosova Sot)