Shqiptari akuzohet se ka vjedhur dhe prerë kuaj për mish

  • 21 July 2018 - 23:12
Shqiptari akuzohet se ka vjedhur dhe prerë kuaj për mish

Një i ri shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi, pasi akuzohet se ka vjedhur kuaj, që më pas i ka vrarë, duke i prerë me thikë.

Sipas medias greke, janë të paktën dy episode që policia ka vërtetuar se autor i vjedhjes dhe më pas prerjes së deleve dhe kuajve është një 25-vjeçar shqiptar

Ngjarjet kanë ndodhur në Edessa, një qytet jo shumë larg kufirit shqiptare.

Ndaj 25-vjeçarit shqiptar është lëshuar një urdhër-arresti.

Shqiptari ishte arrestuar disa javë më parë, por ishte lënë i lirë pasi kishte kërkuar falje.

Tani ai po ndiqet penalisht.

 

 

(Kosova Sot)