Baraliu: Sistemi i drejtësisë, e brenda tij edhe ai i gjyqësisë, realisht dhe objektivisht as nuk janë kredibile dhe as të pavarur

  • 22 July 2018 - 14:14
Baraliu: Sistemi i drejtësisë, e brenda tij edhe ai i gjyqësisë, realisht dhe objektivisht as nuk janë kredibile dhe as të pavarur
Sipas prof. të së drejtës Mazllum Baraliu, është e saktë dhe aksiomatike, se sistemi i drejtësisë, e brenda tij edhe ai i gjyqësisë, realisht dhe objektivisht as nuk janë kredibile dhe as të pavarur në punën dhe veprimtarinë e tyre të shenjtë. "Këto institucione me vite të tëra janë instrumentalizuar e manipuluar dhe po manipulohen e ndikohen edhe sot e kësaj dite nga grupet joformale e formale, me ndikim dhe të pajisura me pushtet dhe mekanizma të fuqishëm kuazishtetërorë dhe interpartiakë, jo vetëm në drejtësi e gjyqësi, por edhe në të gjitha poret më vitale dhe relevante të shoqërisë sonë", theksoi ai. "Manipulimi dhe instrumentalizimi i drejtësisë dhe gjyqësisë, fatkeqësisht, para syve të opinionit publik, po vazhdon të ndodhë edhe tani,madje edhe këto ditë; kur paskrupullësisht dhe pavërtetësish, trumbetohet se gjyqësori e paska kryer obligimin e tij - para nesh dhe para bashkësisë ndërkombëtare, meqë e paska luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, ashtu dhe pikërisht aq sa e paskan kërkuar institucionet kompetente të Bashkimit Evropian, dhe për këtë vepër viganore e të përkryer u dashka që domosdoshmërisht dhe publikisht të ftohen e të falënderohen (URBI ET ORBI); gjë që edhe ata të oligarkisë pushtetore edhe në opinioni publik e dimë mirë,qartë dhe çiltër se,nuk është ashtu dhe as përafërsisht ashtu", tha më tej Baraliu.
Gazetari i ka dërguar pyetje edhe Prokuroria Speciale dhe Policisë së Kosovës, sektorit të krimeve ekonomike, por nuk ka marrë përgjigje nga ana e tyre

(Kosova Sot)