Vajza e "mrekullive" detyrohej të mashtronte klientët se shëronte kancerin

  • 22 July 2018 - 17:36
Vajza e

Abigail tash i rrit fëmijët e saj me bashkëshortin dhe tashmë ka vënë kontakt edhe me nënën e vërtetë

Kur ajo mbeti shtatzënë për të parën herë me fëmijën e Eusebio-s, ajo kishte tentuar ta fshihte stomakun e saj në shkollë, para se të gënjente se i ati ishte një djalosh nga shkolla e mesme. Ajo e lindi vajzën kur ishte 17 vjeçe, para se ta lindte një tjetër në moshën 20 vjeçe dhe një djalë në moshën 23 vjeçe. Tre fëmijët ishin rritur duke besuar se - sikurse gjithë të tjerët - që Laura dhe Eusebio ishin prindërit dhe se Abigail ishte motra e tyre

Një grua nga San Antonio është dënuar me 33 vite burg pasi ajo dhe bashkëshorti i saj kanë dhunuar vajzën e tyre të adoptuar dhe e kanë detyruar të lindë tre fëmijë, të cilët më pas i kanë shkruar si fëmijët e tyre. Laura Castillo dhe bashkëshorti i saj Eusebio që të dy ishin arrestuar vitin e kaluar pas 15 vite abuzimi me vajzën e tyre të adoptuar Abigail Alvarado, tash 28 vjeçe. Për më shumë, detajet shokuese kanë dalë pas arrestimit të tyre se si Castillos kishin krijuar një kishë në oborrin e tyre dhe kanë mashtruar qindra njerëz duke i shtyrë të besojnë se një nga fëmijët që Abigail kishte lindur ishte 'fëmijë mrekullie' që mund ta shëronte kancerin. Laura u shpall fajtore në tri akuzat që rëndonin kundër saj në lidhje me sulmin seksual dhe këtë javë ishte dënuar në San Antonio për rolin e saj në këtëngjarje të tmerrshme.

Çifti shpesh e kishte rrahur

Në ndërkohë, bashkëshorti i saj, një ish- rreshter i ushtrisë amerikane, ende po e pret gjykimin e tij për sulm seksual dhe marrëdhënie të detyruara seksuale. Hulumtimi në lidhje me çiftin ka filluar në vitin 2014 kur Abigail përfundimisht e ka publikuar rastin në polici. Abigail, që është edhe mbesa e çiftit, ju ka thënë autoriteteve se abuzimi kishte filluar 15 vite më parë, kur ishte nëntë vjeçe. Aso kohe, ajo ishte marrë nga nëna e saj alkoolike dhe ishte dërguar të jetonte me Castillos në Havai, në bazën ushtarake. Më vonë ata edhe zyrtarisht e kishin adoptuar. Në një intervistë me "Express News" në lidhje me arrestimin e tyre, Abigail në detaje ka treguar se si Eusebio kishte filluar të shkonte te ajo në shtrat dhe ta ngacmonte. Ajo thotë se kishte tentuar t'i tregonte Laura-s, porse ajo nuk i kishte besuar. Më pas, familja u bart në Teksas më 2001 kur Abigail ishte në adoleshencë. Ajo thotë se Eusebio kishte filluar ta dhunonte kur ishte 13 vjeçe derisa Laura kishte filluar t'i 'ndihmonte' dhe e kishte detyruar të bënte akte seksuale me çiftin. Abigail tregon se çifti shpesh e kishte rrahur dhe kishte abuzuar verbalisht me të. Abigail ka thënë se Laura kishte kërkuar nga ajo që të bëhej 'nënë surrogate' për çiftin.

Çifti kishte pranuar donacione nga shumë besimtarë

Kur ajo mbeti shtatzënë për të parën herë me fëmijën e Eusebio-s, ajo kishte tentuar ta fshihte stomakun e saj në shkollë, para se të gënjente se i ati ishte një djalosh nga shkolla e mesme. Ajo e lindi vajzën kur ishte 17 vjeçe, para se ta lindte një tjetër në moshën 20 vjeçe dhe një djalë në moshën 23 vjeçe. Tre fëmijët ishin rritur duke besuar se - sikurse gjithë të tjerët - që Laura dhe Eusebio ishin prindërit dhe se Abigail ishte motra e tyre. Abigail që atëherë kishte hezituar ta lajmëronte rastin, sepse Eusebio e kishte kërcënuar t'ia lëndojë fëmijët dhe ta vrasë atë. Më pas, ata u bartën në San Antonio më 2009 ku ndërtuan kishën "St Peregrine Chapel", si pjesë e "Mexican Catholic Apostolic Church", në oborrin e tyre. Në disa vitet në vazhdim, çifti kishte pranuar donacione nga shumë besimtarë që besonin se vajza e çiftit - që ishte lindja e parë e Abigail - shëronte kancerin. Abigail tregon se në atë kishë kishte takuar burrin e saj të ardhshëm Rudy Alvarado. Ajo i jep atij meritat që i kishte ndihmuar për të raportuar autoritetet. Ajo thotë se iu deshën vite që burrit të saj t'ia tregojë të vërtetën. Abigail thotë se epika e kthesës erdhi më 2014 kur Laura ishte për ngut për në spital dhe mendonte se do të vdiste. Eusebio me gjasë i kishte thënë Abigail-t: 'Pasi ajo të vdesë, jemi unë dhe ti. Do të martohemi dhe të bëjmë më shumë fëmijë dhe të vazhdojmë me kishën'. Eusebio dhe Laura ishin larguar porsa kuptuan se ishin lajmëruar në policia. Policia i kishte ndjekur për dy vjet rresht. Eusebio ishte arrestuar në shkurt të vitit 2017. Abigail tash i rrit fëmijët e saj me bashkëshortin e saj dhe tashmë ka vënë kontakt edhe me nënën e vërtetë.

(Kosova Sot)