Kanabisi me gjasë e forcon sistemin imun dhe e lufton kancerin

  • 22 July 2018 - 17:39
Kanabisi me gjasë e forcon sistemin imun dhe e lufton kancerin

Studimet sugjerojnë se kemikati i quajtur me emrin e koduar "phytocannabinoids" mund të ndalojë qelizat e kancerit nga shumimi si dhe nga përhapja e tyre, të bllokojë edhe furnizimin me gjak në tumore dhe të reduktojë aftësinë e kancerit për t'i mbijetuar kimioterapisë

Kanabisi mundet dhe ka aftësinë për të forcuar sistemin imun si dhe në të njëjtën kohë, sipas hulumtimit të fundit, ta luftojë kancerin. Shkencëtarët janë duke bërë thirrje për më shumë studime te njerëzit, pasi kanë studiuar efektet e luftimit të kancerit nga kemikatet e ilaçit. Studimet sugjerojnë se kemikati i quajtur me emrin e koduar "phytocannabinoids" mund të ndalojë qelizat e kancerit nga shumimi si dhe nga përhapja e tyre, të bllokojë edhe furnizimin me gjak në tumore dhe të reduktojë aftësinë ekancerit për t'i mbijetuar kimioterapisë.

Kemikatet në kanabis mund ta luftojnë kancerin

Kemikati "THC" - që njeriun e bën në qejf kur e tymosin ilaçin - duket se ka edhe dobitë e tjera, pohojnë hulumtuesit. Studimi më i fundit pranon se kanabisi ka 'efekte të forta kundër kancerit' dhe se nevojiten të bëhen më shumë studime dhe hulumtime te pacientët e vërtetë që vuajnë nga kjo sëmundje, në mënyrë që të gjeturat e tyre të konfirmohen. Ky studim vjen pak kohë para se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ta legalizojë kanabisin mjekësor në vend pasi kishte një presion të madh nga ata që ishin pro përmes fushatave të ndryshme.

Nivelet e "THC"-së e forcojnë ilaçin

Pasi ua kishin hedhur shikimin rreth 100 hulumtimeve në të kaluarën, shkencëtarët te "Rostock University Medical Centre" në Gjermani kanë pohuar se kemikatet në kanabis mund ta luftojnë kancerin. Hulumtuesit thonë se "phytocannabinoids" - kemikate në bimë- duhet të eksplorohen më shumë në drejtim të dobive kundër kancerit. Përderisa "cannabidiol", ose "CBD", shikohet si alternativë e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, kemikati "psychoactive THC" ende është e paligjshme. Nivelet e "THC", e forcojnë ilaçin. Hulumtimet paraprake kanë treguar se kanabisi redukton efektet anësore gjatë shërimit të kancerit si fryrjet dhe të vjellat, por se mundet të ndihmojë ta luftojë sëmundjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, pohon studimi. 

(Kosova Sot)