Këto 10 kolegje amerikane kanë prodhuar më shumë se 500 miliarderë

  • 22 July 2018 - 18:17
Këto 10 kolegje amerikane kanë prodhuar më shumë se 500 miliarderë

Sipas raportit, 188 miliarderë të gjallë janë ish-nxënës nga "Harvard University" - e këtu nuk përfshihen Mark Zuckerberg dhe Bill Gates, dy nga njerëzit më të pasur në botë Numri total i miliarderëve në botë është rritur për rreth 15 për qind, nga viti 2016 deri më 2017, në 2,754 miliarderë, sipas "Wealth-X's latest Billionaire Census". Përderisa rruga për një mega-pasuri me gjasë nuk është e njëjtë për të gjithë, më shumë se 560 prej këtyre miliarderëve, 567 më saktësisht - mbajnë një diplomë nga 10 top -kolegjet amerikane. Këtu përfshihen edhe Elon Musk, Warren Buffett dhe themeluesit e "Google". Sipas raportit, 188 miliarderë të gjallë janë ish- nxënës nga "Harvard University" - e këtu nuk përfshihen Mark Zuckerberg dhe Bill Gates, dy nga njerëzit më të pasur në botë. Më pas, shkolla tjetër që prodhon më së shumti miliarderë është "Stanford University", 74 ish- nxënës tashmë miliarderë, përfshirë themeluesin e 'Nike", Phil Knight. Në vijim ju sjellim dhe kolegjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë prodhuar më së shumti miliarderë.

10. "University of Michigan" - 26 miliarderë Larry Page, bashkëthemeluesi i "Google" dhe shef ekzekutiv te "Alphabet", gjenerata e vitit 1995.

9. "University of Southern California" - 29 miliarderë George Lucas, themeluesi i "Lucasfilm" dhe krijues i vazhdimeve "Star Wars", gjenerata e vitit 1967.

8. "University of Chicago: - 29 miliarderë David Rubenstein, bashkëthemelues dhe bashkë-shef ekzekutiv i "Carlyle Group", gjenerata e viti 1973.

7. "Yale University" - 31 miliarderë Stephen Schwarzman, udhëheqës dhe shef ekzekutiv te "Blackstone Group", gjenerata e vitit 1969.

6. "Cornell University" - 35 miliarderë Menaxheri i fondit "Hedge", David Einhorn, themelues i "Greenlight Capital", gjenerata e vitit 1991.

5. "Massachusetts Institute of Technology" (MIT) - 38 miliarderë David Koch, zëvendës president ekzekutiv i "Koch Industries", gjenerata e vitit 1962 dhe 1963.

4. "Columbia University" - 53 miliarderë Warren Buffett, investues, filantrop dhe udhëheqës i "Berkshire Hathaway", gjenerata e vitit 1951.

3. "University of Pennsylvania" - 64 miliarderë Elon Musk, bashkëthemelues i "PayPal" dhe themelues dhe shef ekzekutiv te "Tesla" dhe "SpaceX", gjenerata e vitit 1997.

2. "Stanford University" - 74 miliarderë Phil Knight, bashkëthemelues dhe udhëheqës i "Nike", gjenerata e vitit 1962.

1. "Harvard University" - 188 miliarderë Meg Whitman, ish presidente dhe shefe ekzekutive e "HewlettPackard", gjenerata e vitit 1979. 

(Kosova Sot)