Shihni çfarë temperatura ju presin

  • 23 July 2018 - 08:05
Shihni çfarë temperatura ju presin

Javë me mot jostabil dhe me shi, nesër shtrëngata më intenzive me shi, nga e marta më freskët

Detajet për çdo ditë të javës:

Image

 

22.07.2018 – Pas valës së të nxehtit që kaploj rajonin dy ditët e fundit, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku me masa më të ftohta ajrore, nga dita e nesërme do të fillojnë të shrihen mbi rajonin tonë, ku do të sjellin kushte për mot të paqëndrueshëm, me shtrëngata me shi, që të hënën do të jenë më intenzive, si dhe rënie të temperaturave nën vlera mesatare.

23.07 – Mot jo shumë i ngrohtë. Që nga orët e paradites priten zhvillime të shtrëngatave, ku gjatë ditës do të jenë më intenzive, vende-vende të shoqëruara edhe me breshër.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Pasdite vende-vende mundësi edhe për bubullima.

25.07-26.07 – Mot kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Të enjten në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

27.07 – Mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e maksimalet do të zbresin nga 27C, të hënën, deri në 23C, nga dita e martë.

Do të fryejë erë mesatare krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave.


(Kosova Sot)