Rast shokues/ U përdhunua nga i vëllai 8 herë, 15-vjeçarja burgoset pasi abortoi

  • 23 July 2018 - 09:34
Rast shokues/ U përdhunua nga i vëllai 8 herë, 15-vjeçarja burgoset pasi abortoi

Ndonëse një vajzë e mitur është përdhunuar 8 herë nga i vëllai, të dy janë dënuar nga një gjykatë në Indonezi. Vajza kur ka qenë 6 muajshe shtatzënë, ishte detyruar që të abortonte, por këtu fillon zanafilla e gjithçkaje. Ajo detyrohej që të pranonte aktin seksual, pasi në të kundërt do të përballej me dhunë.

15-vjeçarja është dënuar me gjashtë muaj burg, pasi pas përdhunimit nga vëllai i saj 17-vjeçar, vendosi të abortonte fëmijën.

Vëlla dhe motër ranë pre e policisë, pasi gjetën një fetus të gjinisë mashkullore në një plantacion të vajit të palmës, pranë fshatit Pulau në provincën Jambi.

Ndërkohë që vajza u dënua me 6 muaj burg për abortimin e fëmijës që ishte 6 muajsh, vëllai  i saj i madh u dënua me 2 vite burg, për përdhunimin e të miturës.

Gjatë gjyqit, abuzuesi ka pranuar se e kishte përdhunuar motrën e tij të vogël, të paktën 8 herë, dhe e kishte kërcënuar se do ta dhunonte nëse ajo refuzonte të kryente marrëdhënie me të.

(Kosova Sot)