'Jetën po e jetoj në maksimum - me kancerin që nuk shërohet

  • 23 July 2018 - 17:13
'Jetën po e jetoj në maksimum - me kancerin që nuk shërohet

Jolene ka hequr tumore nga truri dhe mushkëritë

Ditën vijuese do të shkoja në universitet kur mora një thirrje nga mjeku duke më pyetur që të shkoja dhe të diskutonim për nishanin tim. Unë do ta hiqja sepse nëna më thoshte se nuk duket mirë, por unë nuk mendoja shumë për të. Nuk më kujtohet shumë nga ajo ditë, vetëm kam dëgjuar fjalën 'melanoma' dhe më vonë, duke qarë në telefon me të atin tim, thekson Jolene Dyke, 31- vjeçare nga Anglia. 

Kimioterapia dihet se nuk vepron te melanoma

Ajo thekson se është e mahnitshme sa shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. "Kam hequr dorë nga universiteti sepse m'u desh të procedoj me diagnozën. Mjekët kanë bërë një prerje lokale të lëkurës nga hapësira e qafës, ku kishte qenë nishani. Mendova se kjo do të ishte e tëra, por më 2010, në kohën kur kam diplomuar, pasi kisha bërë katër vite kurse në "Drama and Theatre Studies at the University of Kent", kam filluar të mos ndihem mirë dhe kam vërejtur një gungë në dorën time - ishte kthyer melanoma", u shpreh ajo. Pak kohë më pas, Jolene ka hequr tumore nga truri dhe mushkëritë. "Që atëherë, diçka shfaqej, ne e prenim dhe shpresonim për më mirë. Nuk ka shërim për kancerin tim, vetëm tretman për ta menaxhuar. Në fillim, asgjë nuk funksiononte - kimioterapia dihet se nuk vepron te melanoma - por viteve të fundit ilaçe të reja kanë dalë dhe kanë përmbajtje të mirë. Pra derisa isha fatkeqe, unë ndihem me fat se nuk më ka prekur më herët, dhe është shpërndarë ngadalë, duke ju dhënë kohë ilaçeve për të vepruar, pa to nuk do të isha këtu ku jam", shprehet ajo., transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krenare që punon me orar të plotë

Që nga diagnoza, Jolene shprehet se ka punuar sa më shumë që ka mundur. "Kam bërë punë marketingu te "Theatre Royal" në Uindsor. Isha e lodhur, flija mjaftueshëm derisa bëja punën time. Kisha nevojë për punë. Gjithmonë më ka pëlqyer teatri. Kam filluar te "Royal and Derngate Theatres" në Northempton kur isha 16 vjeçe. Gjeta punë te "Rambert Dance Company" disa vite më parë, që më dërgoi te "Sadler's Wells". Tash jam zyrtare për shtyp në opera te "Royal Opera House" (ROH)", theksoi ajo. Fillimi i punës në operë i dha një shtytje të fortë. "Fakti se jam në gjendje të punoj me orar të plotë më bën krenare. Tretmani im do të thotë se nuk mund të kem fëmijë. As martesa nuk është opsion. Nuk kam dalë me dikë. Nuk dua as ta lëndoj dikë tjetër e as ta lëndoj veten time. Por për aq kohë sa jam duke punuar, ndihem se e kam një drejtim në jetën time në të cilën mund të kem sukses. Ende nuk kam arritur në një rrugë qorre e pa dalje dhe, as që e kam ndërmend të dorëzohem".

 

(Kosova Sot)