27 vjeçja mendoi se vuante nga infeksioni i sinuseve, doli të jetë nga leukemia

  • 23 July 2018 - 17:18
27 vjeçja mendoi se vuante nga infeksioni i sinuseve, doli të jetë nga leukemia

KREJT BOTA E SAJ U KTHYE PËRMBYS

Brett Conley ishte sikurse secila femër tjetër në fund të moshës së saj 20 vjeçe - duke u kënaqur me jetën dhe me punën e vështirë që bënte - kur krejt bota e saj ishte kthyer përmbys. Menaxherja e lindur në Brisbejn, 27 vjeçe, ishte bartur në Melburn për një punë promovuese te banka 'ANZ" në fillim të vitit 2017. 'Po kaloja kohën më të mirë në Melburn me miqtë e hatashëm, një punë të mirë dhe porsa kisha përfunduar "CA" certifikimin "Chartered Accountant" dhe kisha një të dashur të ri', rrëfen Brett për "Daily Mail Australia". 

Gjithçka filloi me një ftohje

Por vetëm një vit nga lëvizja e saj e madhe, e gjithë bota e saj ndryshoi. Ishte 14 shkurti dhe Brett kishte shkuar në punë duke bërë plane ta takonte të dashurin e saj për ta festuar bashkë Ditën e të Dashuruarve si një çift i ri. Brett për "Daily Mail Australia" thotë se kur mendon prapa, dallohen qartë shenjat se diçka nuk ishte mirë më shëndet - e gjithçka kishte filluar me një ftohje. 'Vërtet isha ftohur. Isha e lodhur dhe kisha kollë të keqe', thotë ajo. Më pas gjithçka shkoi për të keq dhe ishte e vështirë të përqendrohej në punë. 'Nuk isha në gjendje të punoja - as 15 minuta madje. Pushoja në dhomën e pushimit', thotë Brett, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Problemet me rruazat e gjakut

Ajo thotë se kishte dhe një të djegur nga dielli derisa njolla të kuqe iu shfaqën në gjoks, që më pas iu shpërndanë në këmbë. Më pas filluan djersitjet dhe bënte dush në punë. Kishte edhe gjakderdhje nga hunda. 'Kishte shumë gjak dhe mendova se kisha infeksione në sinuese', thotë ajo. Ajo kishte treguar se po ndihej e lodhur. Ajo kishte shkuar te mjeku. Pasi ia kishte shpjeguar simptomat, ai e dinte se diçka nuk ishte në rregull. Ai i kishte thënë se diçka nuk është në rregull me rruazat e gjakut. Mjekët e këshilluan se ka nevojë për tretman të qelizave për të mbijetuar. Për fat të mirë, një dhurues nga Uashingtoni ishte përshtatur me Brett-in dhe ia kishte shpëtuar jetën.

 

(Kosova Sot)