Asnjë i lënduar nga aksidenti zinxhiror ku u përfshi edhe eskorta e Presidentit Thaçi

  • 23 July 2018 - 17:31
Asnjë i lënduar nga aksidenti zinxhiror ku u përfshi edhe eskorta e Presidentit Thaçi

Gjendja shëndetësore e Presidentit të vendit Hashim Thaçi si dhe e gjithë të tjerëve të përfshirë në aksidentin e sotëm zinxhiror, është e mirë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim, ndërsa theksohet se nga përplasja e veturave nuk ka asnjë person të lënduar.

Aksidenti zinxhiror ndodhi në mesditën e kësaj të hëne në magjistralen Prishtinë- Pejë, në të cilin u përfshinë katër automjete.

(Kosova Sot)