Qafë- Thanë, makina merr flakë në ecje!

  • 23 July 2018 - 17:52
Qafë- Thanë, makina merr flakë në ecje!

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa po ecte në aksin kombëtar Përrenjas- Qafë Thanë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Kthesa e Thanës, një zonë gjarpëruese në qafën e Malit.

Mjeti që ka marrë flakë ka qenë një Volksëagen i tipit golf. Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar, pasi menjëherë sapo kanë parë flakët, drejtuesi i makinës dhe pasagjerët kanë dalë nga automjeti.

Për shkak të këtij incidenti qarkullimi i mjeteve është bllokuar përkohësisht, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të normalizuar situatën.

(Kosova Sot)