Shembja e xhamisë në Kinë ndez tensione

  • 10 August 2018 - 19:23
Shembja e xhamisë në Kinë ndez tensione

Qindra myslimanë në veri perëndim të Kinës janë në pritje që autoritetet të mos shembin xhaminë.

Zyrtarët thonë se xhamia e re e ndërtuar në rajonin kinez të Ningxia nuk ka leje ndërtimi.

Por adhuruesit myslimanë refuzojnë të tërhiqen. Një banor tha se 'nuk do lejojnë qeverinë të prekë xhaminë.'

Kina ka rreth 23 milionë myslimanë dhe Islami ka qenë fe' kryesore për shekuj në rajonin e Ningxia, shkruan BBC.

Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka një rritje të armiqësisë së zyrtarëve kinezë ndaj komunitetit mysliman kinezë dhe në veçanti ndaj influencave të feve të huaja.

Xhamia, e cila ka disa minare dhe kube', është ndërtuar sipas stilit të Lindjes së Mesme.

Për shekuj, xhamitë e myslimanëve janë ndërtuar më shumë në stilin kinez të tyre dhe struktura e re nuk pëlqehet shumë nga zyrtarët vendas, pasi shihet si një shembull i rritjes së islamizmit arab në Kinë.

 

(Kosova Sot)