Një i zhdukur e 1600 të shpëtuar nga vërshimet në Francë

  • 10 August 2018 - 19:36
Një i zhdukur e 1600 të shpëtuar nga vërshimet në Francë

Një shtetas gjerman, rreth 70 vjeç, është zhdukur pas vërshimeve në Francë, ndërsa 1600 të tjerë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet franceze, shkruan CNN.

I zhdukuri dyshohet të ketë rënë në lumin e shpejtë, Aube, në fshatin Rouvres-sur-Aube që gjendet në lindje të Francës.

Françoise Souliman, prefekt i krahinës Haute-Marne, i tha sot Agjencisë së Lajmeve Gjermane se disa zhytës dhe një helikopter janë duke u munduar ta gjejnë gjermanin e humbur.

Ndërsa 1600 të shpëtuarit janë larguar nga vendi për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet. Shpëtimtarët po qëndrojnë në gjendje gatishmërie në një zonë të përmbytur në jug të Francës.

Në aksion janë edhe katër helikopterë, më shumë se 400 zjarrfikës dhe zyrtarë paramilitarë.
Në deklaratën e qeverisë franceze thuhet se 119 fëmijë të prekur nga përmbysjet janë strehuar në qytetin Saint-Julien-de-Peyrolas në jug të Francës.
Shira të shumta kanë rënë në Evropën Qendrore ditëve të fundit, pak kohë të nxehtit ekstrem.


(Kosova Sot)