Zbulohet foto e 24 vjeçarit që masakroi 8 persona në Vlorë, ky është Ridvan Zykaj

  • 10 August 2018 - 19:40
Zbulohet foto e 24 vjeçarit që masakroi 8 persona në Vlorë, ky është Ridvan Zykaj

Në fshatin Resulaj ku ndodhi tragjedia aktualisht sheh vetëm furgona të blinduar të forcave speciale, shirita të shumtë dhe një heshtje varri.

Ardhja e forcave speciale ne zone

8 persona u vranë me breshëri automatiku ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur nga një 24 vjeçar me emrin Ridvan Zykaj. I riu është portretizuar në këto foto që mund t’i shihni më poshtë.

24 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. I riu pasi ka vrarë 8 persona e ka plagosur 6 të tjerë është larguar nga vendngjarja. Ndër viktimat mësohet se ka dhe persona në moshë të vogël. Të vdekurit dhe të plagosurit janë pjesëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis me 24 vjeçarin, fisi Zykaj. 

I riu aktualisht është fshehur dhe mban me vete armën kallashnikov. Forcat speciale kanë kërkuar që ai të dorëzohet, por deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur. Nuk përjashtohet mundësia që policia të qëllojë mbi të.

Policia ka këshilluar gjithashtu që qytetarët të jenë të kujdesshëm pasi i riu është tejet i rrezikshëm. Sipas policisë, autori po lëviz në këmbë përgjatë fshatit dhe ka me vete kallashin, pasi arma nuk është gjetur ne vendngjarje. 24 vjeçari ka shkrehur dy karikatorë dhe mësohet se ka ende municione te bollshme për të shkaktuar të tjera tragjedi.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe i fton ata që të telefonojnë në numrin  069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

 

(Kosova Sot)