Mercenarët Thaçi-Pacolli-Haxhiu, thurin plane për NDARJEN E KOSOVËS NË PLAZHET E "NËNËS SHQIPËRI" TË EDI RAMËS

  • 14 August 2018 - 08:09
Mercenarët Thaçi-Pacolli-Haxhiu, thurin plane për NDARJEN E KOSOVËS NË PLAZHET E
"Populli vritej dhe masakrohej, e Baton Haxhiu me Behgjet Pacollin bënin plane kundër shqiptarëve dhe kryenin punët e klikës së Milosheviqit. Edhe tani po punojnë në llogari të klikës së tandemit kriminal Vuçiq-Daçiq. Ata ka kohë që kanë dalë me planin për ndarjen e faljen e tokës së Kosovës. Të dy janë deklaruar për këtë qëllim. Kështu po bën edhe ky tandem. Pritet që nga marrja e energjive në jahtin e Pacollit të kthehet z. Thaçi me forca të reja. Ndërsa, krimineli Baton Haxhiu të fusë televizionin Klan në rrugën e tradhtisë kombëtare e shtetërore. Forca kanë. Po lahen në det. Janë duke pirë shampanjë dhe verë, e natyrisht se (nuk) po heqin keq", thotë analisti prof. Muhamet Kelmendi për gazetën "Kosova Sot

Ditën e diel janë publikuar disa foto, në të cilat shihet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i shoqëruar nga krahu i tij i djathtë, gazetari Baton Haxhiu dhe zëvendëskryeministri - ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke pushuar në plazhin e Shëngjinit në Shqipëri. Analistët politikë e shohin këtë treshe në këtë relaks me plot dyshime, pasi që ky shoqërim i tyre i ngushtë vjen vetëm pak ditë pas përkrahjes publike që i dha Baton Haxhiu presidentit Thaçi, në një shkrim autorial për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë. Për më tepër,sipas analistëve, dihet që para ca javësh Baton Haxhiu është dekoruar nga presidenti Thaçi edhe me Medalje Presidenciale. Të shtunën dhe të dielën presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkuar në pushime në Shëngjin në jahtin e Behgjet Pacollit dhe ky pushim, sipas analistëve, është interpretuar si një vazhdim i fuqizimit të bashkëpunimit të tyre për promovimin e idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë në marrëveshjen "historike" që nuk është asgjë tjetër veç kamuflim i ndarjes përmes pazareve me territore, në mënyrë të kundërligjshme e antikushteuese. Edhe përkundër përpjekjeve të gazetarit për të marrë prononcimet e Baton Haxhiut lidhur me akuzat që po i bëhen nga analistët, ky nuk është përgjigjur.
 
Image
Image


Shkodra: Thaçi nëpërmjet Haxhiut (kasnec e spiun) sigurohet nga mosakuzimi i Serbisë Sipas analistit Shefik Shkodra, treshja Thaçi, Haxhiu, Pacolli janë kompani më vete, që janë gati të bëjnë gjithçka në dëm të shtetit të Kosovës."Po këta që i duhen Serbisë janë kompani më vete. Nuk e kemi ditur që edhe Hashim Thaçi do të gjendet në pozita të tilla si Batoni, si Pacolli e ndonjë tjetër. Presidenti po dihet, ai është në zor nga Gjykata... Pacolli nuk është politikan, por një biznesmen i mirë. Këtij të fundit është dashur t'i jepen tenderë që do të bënte një zhvillim ekonomik, p.sh., por jo edhe të përziej në punë me politikë dhe diplomaci. Baton Haxhiu është shumë i lirë në saje të politikës çaluese të Hashim Thaçit dhe të një pjese të PDK-së", vlerësoi ai."Shumë e qartë, Serbia është e favorizuar nga këto tri figura, të cilat janë në gjendje t'ia përshpejtojnë punën Serbisë, në anën tjetër Thaçi nëpërmjet Haxhiut (kasnec e spiun) sigurohet nga mosakuzimi i Serbisë. Shpejtimi i këtij procesi bëhet, si duket, nga frika për të mos larguar afatin që është marrë vesh", tha Shkodra për "Kosova Sot". Qarri: Serbia argat më të mirë se Thaçin, Pacollin dhe Baton Haxhiun, pas Rrahman Morinës, Sejdo Bajramoviqit dhe Ali Shukriut, kurrë nuk ka pasur në Kosovë

Dyshime të fuqishme për hartimin e planeve kriminale në dëm të Kosovës, në këtë pushim të kësaj treshe, ka edhe analisti Gani Qarri. Sipas Qarrit, tanimë nuk ka dilemë se një pjesë e skenës politike ose nuk është aspak e vetëdijshme për veprimet e rrezikshme që bën, ose ka kaluar hapur në tradhti kombëtare dhe me hapjen e çështjes së kufijve, edhe pse vendi ynë ende i papranuar në OKB po çon jo vetëm në ndarjen siç po thuhet, por edhe në shuarjen e tërësishme të shtetit të Kosovës."Siç dihet, korrigjimi i kufijve të Kosovës zhvlerëson ndalesën e deritanishme ndërkombëtare për ndryshime të kufijve në Ballkan, gjë që përmes lojërave të Thaçit me të ashtuquajturit "korrigjim kufijsh" synohet që fillimisht të ndahet, bëhet jofunksional dhe shuhet përfundimisht edhe Shteti i Kosovës", vlerësoi ai."Me deklarata konfuze e të paqarta, që kohët e fundit ai vazhdimisht lanson në opinion, i pari i shtetit dhe udhëheqësit tjerë në instancat më të larta të vendit tonë po dëshmohen si argatët më besnik të Vuçiqit dhe Serbisë në Kosovë, ndaj shihet katërçipërisht se Serbia përmes bashkëpunëtorëve të saj, të deklaruar e të padeklaruar, pas ndarjes së Mitrovicës, me veprimet e shpërfaqura tanimë hapur edhe antishtet e antiKosovë, ka për qëllim që me një rrugë të kryej dy punë. Së pari, përmes arritjes së marrëveshjeve në dobi të saj, për punë të brendshme të Kosovës, jo vetëm të plotësojë kushtet për inkuadrim në BE, por edhe të shkëpusë e bashkojë Serbisë pjesët më vitale të vendit tonë, pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet. Së dyti; ta shkatërrojë e bëjë atë aq jofunksionale, saqë edhe BE-ja e SHBA-ja të pajtohen që Kosova e "dështuar" nga mercenarët shqiptarë si Hashim Thaçi & Co të hyjë sërish nën okupimin e Serbisë. Ndaj nëse populli shqiptar ende rri dhe nuk reagon, Serbia argat më të mirë se Thaçin, Pacollin dhe Baton Haxhiun, pas Rrahman Morinës, Sejdo Bajramoviqit dhe Ali Shukriut, kurrë nuk ka pasur në Kosovë", ka thënë Qarri."Politikëbërës të tillë shihet qartë se nuk e kanë fare problem të anashkalojnë qëllimshëm prioritetet e njëmendta shtetërore dhe kalojnë hapur në tradhti, duke shkelur me të dy këmbët mbi interesat kombëtare në këmbim të interesave të veta personale. Përkundër luftës që është bërë në vitet 1998-1999, me ç`rast u nevojit edhe ndërhyrja 78 ditëshe e forcave të NATO-s, për të ndaluar vrasjet e civilëve shqiptarë, dhënë fund luftës së armatosur, si dhe detyruar Serbinë që të kapitullonte, me gjithë pranimin e humbjes së luftës nga ana e Serbisë, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe tërheqjen e saj me turp nga Kosova, interesat personale të Thaçit e Pacollit dhe ndërmjetësit të UDB-së, Baton Haxhiut të njohur për lidhjet e tij, që nga koha e luftës me Stanishiqin e Milosheviqin, e më vonë edhe me Daçiqin e Vuçiqin, shkojnë aq larg sa tani, jo vetëm ta rikthejnë sërish Serbinë në Kosovë, kërcënojnë atë me ndarje e ricopëtim, por ta shkatërrojnë tërësisht edhe shtetin e ndërtuar me aq mund e gjak të shumë gjeneratave të Kosovës", vlerëson ai."Thaçi me bashkëpunëtorë, jo vetëm se nuk kërkojnë heqjen e Kosovës nga kushtetuta dhe harta e Serbisë, si kusht për vazhdimin e bisedimeve, por me pëlqimin e Behgjet Pacollit, i cili jo fort larg deklaronte se "Kosova nuk mundet pa Serbinë" ("Kosovo ne moze bes Serbije") dhe kreatorin e ndarjes spiunin e UDB-së, BIA-s, Baton Haxhiun, i cili këto ditë publikoi edhe një shkrim autorial në favor të këtij opsioni të pështirë, pas nismës perverse për copëtimin e Kosovës, në emër të "korrigjimit të kufijve", ku rolin kryesor, siç dihet, vazhdon ta luajë spiuni i UDB-së dhe këshilltari i Hashim Thaçit e Edi Ramës, si dhe ishmiku i ngushtë i Stanishiqit, e tani edhe i Vuçiqit e Daçiqit, Baton Haxhiu, pas aksionit të lëshuar spektakolar për t'i ardhur në ndihmë Serbisë", ka deklaruar Qarri.

KELMENDI: BATON HAXHIU ME THËNIEN "DUHET LEJUAR QË TË IKË KOSOVA VERIORE" KA TREGUAR TËRËSISHT POZITËN E BASHKËPUNËTORIT TË KLIKËS SERBOMADHE TË VUÇIQIT!

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se këtë kënaqësi të këtij grupi e sheh nga ai prizmi i thënies popullore: "Tradhtia i lidh tradhtarët". "Mendoj që kjo thënie ka vlerë në çdo kohë dhe në çdo periudhë të jetës. Aktualisht kemi idenë famë madhe dhe tejet negative të ndarjes së territorit të Kosovës. Kjo i lidh elementet që janë pozita të dëmshme dhe antishtetërore. Madje Baton Haxhiu me thënien "Duhet lejuar që të ikë Kosova veriore" ka treguar tërësisht pozitën e bashkëpunëtorit të klikës serbomadhe të Vuçiqit. Këtë ide të ndarjes së Kosovës, por të kamufluar me thënien "korrigjim i kufijve dhe të bashkimit të Luginës me Kosovën", po e aplikojnë shumë kryesisht z. Thaçi dhe Pacolli, si dy figura të rrezikshme për Republikën. Dhe, pavarësisht si thuhet nga këta të tre (Thaçi, Pacolli dhe Haxhiu) bashkimi i tyre është domethënës, jo vetëm si miq në rrugën e tillë antishtetërore, por edhe në jetë", theksoi ai. "Vizita dhe qëndrimi në jahtin e Pacollit është vetëm edhe një provë se këta po nguten shumë në rrugën e ndarjes së Republikës. Për këta nuk ka popull. Atyre nuk u intereson gjendja e masave dhe as e Republikës. Kjo është parë edhe në kohën e dhunës fashiste ndaj shqiptarëve", vijoi më tutje Kelmendi. "Populli vritej dhe masakrohej e Baton Haxhiu me Behgjet Pacollin bënin plane kundër shqiptarëve dhe kryenin punët e klikës së Milosheviqit. Edhe tash po punojnë në llogari të klikës së tandemit kriminal Vuçiq-Daçiq. Ata ka kohë që kanë dalë me planin për ndarjen e Kosovës. Të dy janë deklaruar për këtë qëllim. Kështu po bën edhe ky tandem. Pritet që nga marrja e energjive në jahtin e Pacollit të kthehet z. Thaçi me forca të reja. Ndërsa, krimineli Baton Haxhiu të futë televizionin Klan në rrugën e tradhtisë kombëtare. Forca kanë. Po lahen në det. Janë duke pirë shampanjë dhe verë, e natyrisht se po heqin keq. Duhet këta matrapaz të "dëgjohen" e ne nuk po i dimë forcat e matrapazëve. Ata e çojnë edhe ujin përpjetë... Idiotizëm. Por, nuk mendoj se dëgjohen kalibrat e tillë nga populli, ky popull do të ngrihet edhe kundër tyre dhe çdokujt që tradhton. Jam mjaft i sigurt në këtë", tha Muhamet Kelmendi.

ZEQA: MERCENARËT E SERBISË KËSAJ RADHE NUK SHKUAN NË BUDVA TË MALIT TË ZI, POR NË SHËN GJIN TË "NËNËS SHQIPËRI",...KËSAJ RADHE NË JAHTIN E OLIGARKUT PACOLLI

Pazare të mëdha mund të jenë kurdisur në këtë relaks veror nga kjo treshe e pandarë edhe sipas analistit Florim Zeqa. "Lidhja e treshes Thaçi-Pacolli-Haxhiu përben trinomin sa kontrovers, po aq të dëmshëm dhe fatkeq për vendin.Lidhja e ish-udhëheqësit politik të UÇK-së, z.Hashim Thaçi, me pro-rusin Pacolli dhe serbo-filin Haxhiu, vë në mëdyshje të kaluarën e presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçi, i cili dita-ditës po e shpërfaq keq e më keq personalitetin e tij.Lidhjet e reja janë vazhdimësi e lidhjeve të vjetra ruso-serbe në dëm të Kosovës, të ripërtërira nga shqipfolësit e ditëve të sotme.Si çdoherë, pazaret e fshehta në dëm të shtetit bëhen jashtë territorit të Kosovës", u shpreh ai."Mercenarët e Serbisë kësaj radhe nuk shkuan në Budva të Malit të Zi, por në Shën Gjin të "nënës Shqipëri",...kësaj radhe në jahtin e oligarkut Pacolli do të përpiqen të vizatojnë harta të reja me vija ndarëse territoriale për të kënaqur sa më mirë padronin e tyre Aleksandër Vuçiqin në Serbi. Ashtu siç lundron jahti i Pacollit në Shëngjin, ngjashëm do të caktohet fati i Kosovës në duart e pseudo-kalemxhinjve të Kosovës në hartimin e pikave korrigjuese (ndarëse) të vendit tonë.Sa herë që Vuçiqi nuk mjaftohet me dhuratat e treshes kosovare, gjithnjë aty pranë do ta kenë greko-filin Rama në Tiranë, ashtu siç e kishte dikur Milosheviqi Nanosin (Fatos Nanon) në Kretë dhe Tiranë", vijoi më tej Zeqa."Pushimet përrallore të Thaçit e Haxhiut në jahtin e Pacollit në Shëngjin do t'i paguajnë shtrenjtë qytetarët e vendit, me ndarje përfundimtare në veri dhe prerje 'cezariane' në brendi të vendit nga mercenarët e rinj", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot".

BADALLAJ: PIKËRISHT KY HALABAK, HASHIM THAÇI, NË VITIN 1998- 1999 KA DHËNË URDHËR QË TË ARRESTOHET BATON HAXHIU, SI INFORMATOR DHE LANGUA SERBIAN

"Dy pro serbët dhe pro rusi, Hashim Thaçi, Baton Haxhiu dhe Behgjet Pacolli, janë duke bërë dyzen ahengu, ndërkaq populli po vuan për bukën e gojës në Kosovë.Takimi i këtyre tradhtarëve në jahtin luksoz, i ndërsyer nga këlyshi i UDB-së me librezë zyrtare, miku më i ngushtë dhe shërbëtori i kryekriminelit, Baton Haxhiu, ju garantoj se nuk kanë interes shtetëror ose kombëtar. Interesi i këtyre hajnave është biznesi dhe që shushunja ka premtuar se përmes Serbisë fashiste do të shpëtojë Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale", theksoi ai. Sipas Badallajt, Daçiqi dhe Vuçiqi, duke parë se përballë kanë një njeri të paaftë, të paditur, Hashim Thaçin, spiunin e UDB-së që paguhet shumë majmë, Baton Haxhiun, ia ka vënë si pullë postare Baton Haxhiun, hajnin dhe spiunin tashmë të njohur zyrtarisht dhe të gjitha detyrat e Beogradit i kryen me përpikëri. "Serbia fashiste e ka dorën e gjatë dhe spiunin dhe langoin e tyre, Baton Haxhiun, e ka futur pikërisht në kopenë e Hashim vagabondit, Kadri Topuzit dhe Edvin Kanabisit për të bërë hallakamë me shqiptarët dhe pastaj t´i fërkojnë duart", vlerësoi ai. Sipas Badallajt, dyshimi për pazare bëhet akoma më i madh pasi që në kohën e luftës ka qenë vetë Hashim Thaçi që ka kërkuar kokën e Baton Haxhiut. "Ata që nuk e dinë po ua bëj me dije se për asgjë tjetër nuk është Baton spiuni aty, vetëm për të përçarë shqiptarët dhe për të futur vëllavrasje. Pikërisht ky halabak, Hashim Thaçi, në vitin 1998-1999, ka dhënë urdhër që të arrestohet dhe të vritet Baton Haxhiu, si informator dhe langua serbian dhe pikërisht me urdhër të Likocit nga shtabi i përgjithshëm dhe le të urdhërojë e të demantojë këtë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte marrë vendim që të kapet i gjallë Baton Haxhiu si spiun i rrezikshëm dhe atë i kryeudbashit Jovica Stanishiq dhe si u bë tani mik i ngushtë i këtij halabaku? A nuk është interes, kjo që të shpëtojë bishtin dhe lëkurën e tij ky gjarpër i zi e helmues. Ndaluni këtu dhe shikoni papjekurinë e këtij halabaku. Aleksandër Vuçiqi, kriminel lufte, me mençuri e ndërsen Baton Haxhiun që të fusë në grackë këtë njeri të paaftë që të dalë publikisht e të kërkojë ndryshim kufijsh, përse nuk e bëri i pari Vuçiqi, po pasi e futi në grackë këtë vagabond dolën spiuni, zuzari Baton Haxhiu dhe Aleksandër Vuçiqi, krejt kjo duke çuar ujë në mulli të Serbisë...", ka thënë Badallaj. "Serbia me hapa të shpejtë është duke kërkuar që të mbyllë marrëveshjen me Kosovën, duke ditur se ka një partner të paaftë politikisht, se të mos flasim për diplomat, se sa merr gomari vesh në muzikë, aq ky matrapaz në diplomaci, Hashim e Brojës, që para lufte ka ngrënë sapunin për djathë", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot".

Nismat aventureske dhe mafioze Mendim të ngjashëm ndan edhe analisti Bislim Aliu."Pa dyshim në këtë kohë të pushimeve, kur në sezonin veror po e trazon përherë e më shumë nisma aventuriere dhe tejet problematike për Kosovën e presidentit Thaçi, për ta ndarë vendin në bisedime me Serbinë dhe për këtë edhe mund të pyetemi seriozisht, a thua, si mund të ndalet kjo marrëzi me pasoja të jashtëzakonshme për brezat që do të vijnë. Ndaj, interesat personale të Thaçit dhe të Pacollit, që vazhdimisht shoqërohen, e ndajnë interesa të dyshimta, vazhdimisht me Baton Haxhiun, i njohur tashmë për lidhjet e tij gjatë luftës, me Stanishiqin e Milosheviqin, e më vonë edhe me Daçiqin e Vuçiqin", theksoi ai."Edhe Baton Haxhiu është kreator e këshilltar i ndarjes së Kosovës, madje këto ditë edhe e ka botuar një shkrim autorial në favor të këtij opsioni, siç është edhe presidenti i vendit, i cili vazhdimisht fshihet në firmën e korrigjimit të kufijve. Batoni gjithmonë e mbështet dhe e ndihmon Serbinë si një mercenar i pashoq. Dhe, së fundi, Haxhiu u pa në jahtin e Pacollit, bashkë me Thaçin në Shën Gjin, duke shijuar jetën e miliarderëve në kurriz të popullit. Andaj, Serbisë po i ngutet që ta mbyllë këtë marrëveshje me Kosovën dhe për këtë edhe Thaçi po ngutet, po t'i plotësuar apetitet e Serbisë mercenare që po i paguan tepër shtrenjtë", tha Aliu për "Kosova Sot". Analisti politik Ali Hertica thotë se ka gjasa që kjo treshe të ketë marrë për model pushimin e dyshuar kriminal të Shpend Ahmetit në jahtin e Devollëve."Tani jahtin ia lëshoi Shpend Ahmeti miniservilit Baton Haxhiu, që sorollatet me dy matrapazë politikë nëpër Adriatik nga taksa e sovranit. Një politikë e përkryer në mes të Pacollit e Thaçit dhe këshilltarit të Thaçit, vëllait të Stanishiqit spiunin, Baton Haxhiu, ku që të tretë janë duke përdor politikën për t'u pasuruar e spiuni Haxhiu për t'u bërë politikan, këta të tre dhe shumë të tjerë liderë politikë, që sot po lozin me ndjenjat e sovranit, janë e keqja e vendit, si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik dhe të gjithë spektrin politik të vendit, sepse suksesi më i madh i Pacollit është arritur për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë", u shpreh ai. Sipas tij, Pacolli u bë i pasur në Rusi dhe njëherësh tani iu kthye Kosovës duke e plaçkitur në të gjitha format, ku së bashku me Rusinë synon ta forcojë Serbinë.