Prokuroria ngrit aktakuzë për vjedhjen e biçikletës

  • 15 August 2018 - 00:03
Prokuroria ngrit aktakuzë për vjedhjen e biçikletës

Gjykata e Gjakovës ka nisur gjykimin për vjedhjen e dy biçikletave dhe kabllove elektrike.

Sali Malluta akuzohet nga Prokuroria se vodhi dy biçikleta njërën prej të cilave ia shiti Januz Mallutës për 20 euro e tjetrën për 10 euro. Sipas ligjit, blerja e gjërave të vjedhura është vepër penale dhe për këtë arsye edhe Malluta është akuzuar nga Prokuroria.

Në gjykimin ndaj tyre dy të akuzuarit Malluta kanë pranuar fajësinë.

Pjesë e gjykimit është edhe Ilki Vokshi i cili përballet me akuza për vjedhje të kabllove elektrike në vlerë prej 3 mijë e 800 eurosh e po ashtu kishte vjedhur gjashtë shina bakri, duke i shkaktuar dëm edhe KEDS-it në vlerë prej 6.000 euro, raporton kallxo.com.

Vokshi nuk ka pranuar fajësinë duke kërkuar që rasti të vazhdojë të gjykohet.

“Unë tërhiqem nga e drejta e kërkesës për hedhjen e aktakuzës dhe të kundërshtimit ndaj provave në aktakuzë, andaj i propozoj Gjykatës që seancën e radhës të caktojë shqyrtimin gjyqësor”, theksoi i akuzuari Ilki Vokshi.

Gjyqtarja e çështjes Diana Sina me aktvendim e aprovoi propozimin e të akuzuarit Ilki Vokshi, duke caktuar shqyrtimin gjyqësor ndaj tij për muajin shtator.

 

(Kosova Sot)