Parashikimi i Motit - Çadrat me veti, sot mund të bjerë shi

  • 15 August 2018 - 08:51
Parashikimi i Motit - Çadrat me veti, sot mund të bjerë shi

Të martën pas temperaturave të larta, dita përfundoi me shi në shumë vende të Kosovës. Të mërkurën do të jetë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

E enjtja me mot pjesërisht të vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Vikendi do të ketë kryesisht diell, por gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. 

E diela do jetë më vranët, sipas Prishtina Weather, Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. 

Minimalet do të luhaten nga 14 gradë celsius deri në 16 gradë celsius, e maksimalet nga 27 gradë celsius deri në 29 gradë celsius.

(Kosova Sot)